E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia e fortë ndërpret ndërhyrjet me helikopter

UPDATE- Situata e shkaktuar nga reshjet e dendura të borës në veri të vendit vazhdon të jetë kritike. Era e fortë tashmë ka bërë që të ndërpriten edhe ndërhyrjet për shpërndarjen e ndihmave nga ajri. Sot ka qenë thuajse e pamundur të fluturohet me helikopter, kjo si pasojë e reshjeve dhe stuhive të forta të dëborës.

Si rezultat i pamundësisë së ndërhyrjes me helikopter, një grua shtatzënë nga Dibra mësohet se ka mbetur në mes të dëborës. Familjarë dhe disa banorë të zonës kishin marrë përsipër të transportonin gruan nga Kalaja e Dodës drejt spitalit.

Bllokohet Qafë Thana

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës është bllokuar lëvizja. Autoritet kanë njoftuar qytetarët që të mos lëvizin në drejtim të kësaj pike kalimi, të paktën deri ditën e nesërme. Kjo masë vjen si pasojë e rëndimit të situatës në këtë zonë. Prej ditësh së djeshme mësohet se janë mbi 15 kamionë që janë bllokuar në Qafë Thanë. Shumë makina të vogla më udhëtarë janë kthyer mbrapsht, ndërkohë që autbuzët me udhëtarë gjithashtu nuk do të lejohen të kalojnë. Raportohen gjithashtu edhe probleme me kompjuterat e palës maqedonase, ku për pasojë nuk mund të bëhet asnjë veprim në doganë.

Situata e shkaktuar nga reshjet e dendura të borës në veri të vendit vazhdon të jetë kritike. Era e fortë tashmë ka bërë që të ndërpriten edhe ndërhyrjet për shpërndarjen e ndihmave nga ajri. Sot ka qenë thuajse e pamundur të fluturohet me helikopter, kjo si pasojë e reshjeve dhe stuhive të forta të dëborës.

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës është bllokuar lëvizja. Autoritet kanë njoftuar qytetarët që të mos lëvizin në drejtim të kësaj pike kalimi, të paktën deri ditën e nesërme.

Kjo masë vjen si pasojë e rëndimit të situatës në këtë zonë. Prej ditësh së djeshme mësohet se janë mbi 15 kamionë që janë bllokuar në Qafë Thanë.

Shumë makina të vogla më udhëtarë janë kthyer mbrapsht, ndërkohë që autbosët me udhëtarë gjithashtu nuk do të lejohen të kalojnë. Raportohen gjithashtu edhe probleme me kompjuterat e palës maqedonase, ku për pasojë nuk mund të bëhët asnjë veprim në doganë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›