E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakoja e kursimit, BE: Hap thelbësor për Greqinë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur votimin e pakos së re të kursimeve nga ana e parlamentit grek në shkëmbim të pakos së dytë ndërkombëtare të shpëtimit.

Komisioneri për Çështje Ekonomike i BE-së, Oli Ren e përshkruajti votimin si një hap thelbësor përpara në marrjen e pakos prej 130 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për ta ndihmuar Greqinë në shlyerjen e borxheve.

Sipas tij, Athinës edhe më tutje i duhet që të identifikojë masat konkrete për shkurtimin e 325 milionë eurove nga buxheti i saj dhe përkushtimet e shkruara nga liderë politikë se do ti zbatojnë masat pas zgjedhjeve të prillit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›