E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia nderpret energjine ne Tirane

Ererat e forta te nates se djeshme kane lene pa energji shume zona ne periferi te Tiranes. Dhjetra metra kabell dhe shtylla jane demtuar nga era, dhe puna per riparim ka nisur vetem mengjesin e se premtes. Keshtu, Kinosudio, Kombinati, Qyteti Studenti, Shkoza, Fusha e Aviacionit, Iba dhe zona te tjera kane ngelur pa energji. Era nuk ka lejuar nderhyrjen ne rrjet, dhe vetem me qetesimin e saj, brigadat e remonteve kane nisur punen per riparimin e defekteve ne rrjetin shperndares. Sipas OSSH-se, ka nderhyrje ne te gjitha zonat ku ka demtime, por nuk jepen orare se kur do te rikthehet energjia. Vetem para disa ditesh, reshjet e dendura, dhe era e forte solli deme te ngjashme dhe kufizime ne gjithe Shqiperine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›