E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet nëna e dy fëmijëve, po tentonte të largohej në Greqi

12/12/2008  Elbasan, ishte larguar me një të afërm të burrit. Kthehet pranë familjes edhe 20-vjeçarja

ELBASAN- Policia ka arritur në lokalizimin e vendndodhjes dhe kthimin në shtëpi për dy femrat e shpallura si të humbura në komisariatin e Elbasanit. Ndërsa nëna e 2 fëmijëve është gjetur me një të afërm të burrit në Sarandë teksa po tentonte të kalonte kufirin në drejtim të Greqisë, 20-vjeçarja nuk ka qenë shumë larg, por ka dashur të shqetësojë familjen, e cila e kishte denoncuar të humbur. Sheqere Kurti është identifikuar dhe kapur nga shërbimet e komisariatit tё policisë sё Sarandës nё tentativë pёr tё kaluar nё mënyrë tё paligjshme kufirin drejt shtetit grek. Uniformat blu tё komisariatit Sarandë kanë mundur tё identifikojnë nёnёn e dy fëmijëve nisur nga të dhënat e shpërndara nga komisariati i policisë sё Elbasanit. Pas identifikimit është lajmëruar salla operative e Drejtorisë sё Policisë sё kёtij qyteti. Gruaja është rikthyer tek fëmijët e saj nga policia rreth orës 4 të mëngjesit. Nё përfundim tё veprimeve procedurale ka rezultuar se Sheqere Kurti është larguar nga shtëpia me dëshirën e saj. Burime policore bёnё tё ditur se 25-vjeçarja ka qenё e shoqëruar nga njё i afërm i familjes së të shoqit, por nuk bёn tё ditur identitetin e tij. Gjatë natës sё kaluar shërbimet e policisë sё komisariatit tё Elbasanit kanë mundur tё lokalizojnë edhe vendndodhjen e 20-vjeçares O. T me banim nё lagjen “Dyli Haxhire”. Burime policore bёn tё ditur se kjo shtetase është gjetur nё Elbasan, dhe pasi është marrё nё pyetje, është kthyer pranë familjes. Vajza sipas policisë është larguar me dëshirë dhe ka dashur të shqetësojë familjen pas kishte pasur edhe mosmarrëveshje. Fatmirësisht dy femrat në kërkim janë kthyer në banesat e tyre shëndosh e mirë. Ndërkohë nuk ka dalë asnjë provë e re për zhdukjen e tregtarit Hekuran Latollari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›