Dashuria e dështuar, tenton vetëvrasjen 18-vjeçarja
12/12/2008 KORÇE- Një ndjenjë dashurie, e lindur kohë më parë, por që nuk ka zgjatur shumë, ka çuar një vajzë 18 -vjeçare drejt vetëflijimit, por që fatmirësisht i ka mbijetuar kërcënimit të vdekjes. Mësohet se 18-vjeçarja nuk ka mundur ta përballojë dot dëshpërimin e saj, madje herë pas herë është gjendur në çaste tepër depresive. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bellovodë të rrethit Korçë. Mësohet gjithashtu se vajza e dëmtuar nga goditja me thikën e bukës kishte tentuar dhe herë tjetër vetëflijimin duke konsumuar preparate kimike. Fatmirësisht në të dy rastet vajza ka gjetur ndihmën e të afërmve të saj, çka kanë bërë të mundur që adoleshentja t’u shpëtojë kthetrave të vdekjes.