E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjyqi do të mbahet më 4 mars 2024, Trump: Do të apeloj, hetim i motivuar politikisht

Ish- presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të apelojë gjyqin e tij të caktuar për 4 mars 2024 nën akuzën e përpjekjes për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020.

“Unë do të apeloj,” shkroi Trump në një postim në platformën e tij, Truth Social duke mos dhënë detaje se kur dhe si do ta apelonte vendimin.

Sipas Trump hetimi kundër tij është i motivuar politikisht.

Gjyqtarja federale Tanya Chatkan më herët të hënën vendosi gjyqin për 4 mars, vetëm një ditë para “Super të Martës”, kur më shumë se dhjetëra shtete te SHBA-së do t’i mbajnë garat e tyre për nominimin e kandidatit për president.

Mirëpo kjo datë do të sillte pengesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, një garë në të cilën Trump është kandidati kryesor për nominimin republikan.

Ish- presidenti amerikan Donald Trump po përballet me raste të tjera shtetërore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›