Ambasadori britanik: Anëtarësimi në BE të shihet si objektiv kombëtar
Gjirokastër- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri zoti Nicholas Cannon gjatë një vizite në Gjirokastër ku ishte ftuar të merrte pjesë në një aktivitet kulturor ka deklaruar se Shqipëria duhet ta shikojë çështjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropain si një objektiv kombëtar.
Ky objektiv duhet të tejkalojë interesat politike.Unë mendoj që për vendin ,për partitë politike e për parlamentin ky prioritet nuk ka qënë aq prioritar . Pa dashur të jem oponent i çështjeve të brendshme të vendit dhe problemeve të klasës politike dua të them se nëse ky është një objektiv duhet ndjekur si i tillë nga të gjithë,-tha për mediat zoti Cannon.
Ambasadori britanik tha se është i interesuar që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë këtë vit, ose në të ardhmen e afërt.
Të gjithë e dimë se ajo që ka të bëjë me cështjen e drejtësisë këtu, korruspionin dhe rastet specifike që gjykohen prej gjykatave shqiptare, gjithashtu cështjet e krimit të organizuar hyjnë mes 12 kritere të cilat duhet të plotësohen për marjen e statusit kandidat. Këto janë aspekte të rëndësishme të kritereve dhe të gjitha vendet anëtare janë të interesuara të shikojnë më shumë progres rreth ketyre çështjeve,-tha ai duke veçuar reformën zgjedhore.
Ndaj këtyre aspekteve anëtarët e BE janë shumë të vëmendshëm dhe të dyja këto çështje po marrin zgjidhje përfundimatre dhe të drejtë në mënyrë urgjente për t’i paraprirë vlerësimit të ardhshëm që do të vijojë nga BE”,-tha më tej ambasadori.
Referuar rkizës ekonomike që ka prekur Eurozonën zoti Cannon tha se Shqipëria i ka mbijetuar krizës ekonomike mjaft mire. Unë e shikoj këtë si një kontribut të menaxhimit ekonomik të vendit.
/IDEA/