E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhit te fuqishme shkaktojne deme te konsiderueshme ne Dallas te shtetit Teksas

Banoret e Dallasit ne shtetin amerikan te Teksasit po pastrojne pasi dy tornado goditen qytetin mesditen e se martes duke shkaktur shkaterrime te medha dhe dhjetera te plagosur.

Parashikuesit e motit i pershkruan stuhite si te medha dhe shume te rrezikshme. Ererat e fuqishme ngriten ne ajer kamione te medhenj duke i perplasur ata ne toke. Fuqia e ererave shkaterroi shtepi perplasi makina dhe rrezoi peme.

American Airlines i anuloi te gjitha fluturimet nga aerporti i Dallasit deri sot. Zyrtaret e linjes ajrore thane se duhen inspektuar me shume se 100 aeroplane per demtime nga bresheri.

Autoritetet kane njoftuar per 12 te plagosur deri tani disa ne gjendje te rende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›