Obama Republikanet duan vizion radikal per Ameriken

Fjalimi i zotit Obama theksoi mesazhin e tij per votuesit lidhur me diferencen mes atyre qe i cileson propozime te tij buxhetore te balancuara dhe drejta dhe atyre te republikaneve ne opozite perfshi kandidateve te partise per president.
Javen e kaluar Dhoma e Perfaqesuesve e kontrolluar nga republikanet miratoi nje propozim buxhetor per vitin 2013 nje plan 3.5 trilion dollare te mbeshtetur nga kryesusi i gares republikane per president Mitt Romney. Plani do te shkurtonte deficitin gjate 10 vjecarit te ardheshem me disa triliona dollare me shume se propozimi i presidentit Obama duke eleminuar klauzola per taksat dhe vene ne shenjester programe qe kryesisht ndihmojne amerikanet me te ardhura te pakta. Plani po ashtu perfshin shkurtime taksash qe favorizojne amerikanet e pasur.
Duke folur per redaktoret dhe botuesit e Associated Press ketu ne Washington demokrati Obama i quajti propozimet e republikaneve receta per renie ekonomike qe do te kene pasoja shkaterruese per klasen e mesme.
shte nje kale Troje. I maskuar si plan per reduktimin e deficitit realisht eshte nje perpjekje per te imponuar pikpamje radikale ne vendin tone. shte i mbuluar holle si Darvinizem social. Bie ndesh me historine tone si nje vend i mundesive dhe levizjeve ne rritje per kedo qe eshte i gateshem te punoje.
Zoti Obama tha se buxheti republikan do te ngushtoje investimet ne arsim trajnim dhe kerkimtari te nevojshme per te ndertuar nje ekonomi amerikane te fuqishme. Presidenti tha se begatia me baze te gjere asnjehere nuk ka rrjedhur poshte nga suksesi i disa te pasurve por ka ardhur nga suksesi dhe rritja e klases se mesme. Ai i akuzoi republikanet per nxitjen e nje plani radikal.
Ky nuk eshte nje buxhet i propozuar nga nje grup i vogel pa ze ne Partine Republikane. Kjo eshte platforma drejtuese e partise. Ata po veprojne ne baze te kesaj platforme.
Reagimi i republikaneve ishte i shpejte. Nje zedhenes i fushates se zotit Romney e quajti zotin Obama te pakualifikuar per te dhene leksione mbi shpenzimet qeveritare sepse ai kishte grumbulluar triliona dollare ne borxhe te reja qe nga ardha ne Shtepine e Bardhe.
Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve republikani John Boehner e akuzoi zotin Obama per perdorimin e shtremberimeve dhe akuzave partiake si dhe riangazhimin ndaj politikave qe kane perkeqesuar krizen amerikane te borxheve.
Fjalimi i zotit Obama erdhi nderkohe qe zoti Romney ka shpresa te forcoje edhe me tej statusin si kryesues i gares republikane per president ne zgjedhjet paraprake ne shtetet Wisconsin Maryland dhe Washington.