Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake ne tre shtete

Stacionet televizive amerikane po parashikojne se ish guvernatori i Massachusetts Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake ne tre shtete te marten Washington DC Maryland dhe Wisconsin.
Fitoret e se martes e sjellin ate edhe nje hap me afer sigurimit te delegateve te mjaftueshem per te marre emerimin e Partise Republikane per tu perballur me presidentin demokrat Barack Obama ne zgjedhjet e nentorit.
Zoti Romney aktualisht ka rreth gjysmen e delegateve te nevojshem per te fituar emerimin. Ai gjithashtu ka siguruar mbeshtetjen nga disa republikan te fuqishem si ish presidenti Gorge Bush i vjetri.
Por kundershtaret republikan te Romney-it Rick Santorum Newt Gingrich dhe Ron Paul nuk kane dhene shenja se jane gati te heqin dore nga gara.