Kaos në qendrën tregtare, hedhin helium për shaka
Dy adoleshentë kanë provokuar panik mbi një gaz toksik në qendrën më të madhe tregtare të Dubait, kur hodhën helium në sektorët e ajrit të kondicionuar. Qindra blerës kanë vrapuar të tmerruar jashtë qendrës tregtare duke bërtitur, duke u kollitur dhe vjellë, ndërsa shkelnin njëri-tjetrin për të dalë jashtë sa më parë. Policia njoftoi se asnjë nuk u plagos në incidentin e mëngjesit të së shtunës. Djemtë, 14 dhe 15-vjeçarë, emri i të cilëve nuk u bë publik, u liruan pas pak orësh në rajon me vetëm një letër paralajmërimi te prindërit e tyre. Skuadrat e zjarrfikësve e pastruan atë pjesë të qendrës tregtare ku ishte hapur heliumi, në hapësirën 1115 km katrorë. Dëshmitarët thane se kishin ndier një erë të çuditshme që vinte nga kondicionerët dhe nuk kishte asnjë njoftim nga mirëmbajtësit. Policia e Dubait njoftoi se adoleshentët e kishin hedhur heliumin për shaka, por loja u kthye në kaos.