Stuhite e forta, shkulin te gjithe vendin

Moti i keq qe ka kapur vendin tone diten e djeshme ka shkaktuar dhe te plagosurin e pare ne qytetin e Kukesit, nderkohe qe jane permbytur dy peshkarexha ne portin e Durresit. Era qe ka rritur intensitetin e saj gjate mengjesit, ka shkaktuar deme jo te pakta ne te gjithe vendin. Vec pemeve qe jane shkulur me rrenje, demtime te renda ka pasur dhe ne sistemin elektrike. Nje numer i madh shtyllash jane rrezuar ne zona te ndryshme te vendit duke lene pa energji zona te tera. Permbytjet nuk kane munguar, ku dhe ne Tirane ka pasur te tilla ne bregun e lumit.
Plagosja
Nje 65-vjecar nga qyteti i Kukesit u plagos rende dje, kur si pasoje e eres se forte nje depozite uji, e goditi ate ne koke, teksa ai ishte duke ecur ne bulevardin e qytetit verilindor. "Shukri Totra, 65 vjec, u plagos rende rreth ores 05:00 te mengjesit, kur per shkak te eres se forte nje nga depozitat e ujit, ra nga tarraca e nje pallati, duke e demtuar rende ne koke", thane burime zyrtare nga Policia e Kukesit. Punonjesit e postblloqeve te policise e derguan menjehere te lenduarin ne spitalin civil te qytetit, ku behet e ditur se edhe pas ndihmes mjekesore gjendja e tij eshte ende kritike.
Mbytjet
Era e forte ka lekundur tragetin "Aurelia" dhe me pas ka keputur dy cimat e trasha ne te cilat ishte i ankoruar ne bankinen e portit te Durresit. Era e ka perplasur tragetin me peshkarexhat e krahut perendimor te kalates se peshkimit dhe ka fundosur ne thellesi te ujerave 2 anije peshkimi te cilat ishin ankoruar prane njera-tjetres. Nga perplasja u mbyten anijet "Akuario" dhe "Taulantia". Njekohesisht jane demtuar rende edhe 4 prej peshkarexhave qe ndodheshin ne afersi te cilat jane "Adi", "Sevasteri", "El Paso" dhe "Rino". Peshkataret e tronditur nga ngjarja e rende qe u ka ndodhur thone se ne momentet e perplasjes kane perjetuar nje tmerr te vertete. Shpejtesia e eres sipas tyre, mund te kishte arritur ne basenin e portit rreth 140 km ne ore dhe deti ishte me force 7- 8 balle.
Rrezimi
Paraditen e djeshme ne dalje te Elbasanit, jane rrezuar peme, shtylla tensioni te energjise te rena pertoke, cati dhe tjegulla te zhvendosura nga era e forte. Ne qarkun e Elbasanit shume fshatra kane mbetur pa energji elektrike, nderkohe qe reshjet e debores kane qene intensive ne Gramsh dhe Librazhd. Shtabi i emergjences eshte ne gatishmeri per te perballuar situaten. Probleme me energjine elektrike ka pasur edhe ne qarkun e Fierit si pasoje e demtimit te rrjetit te energjise.
Kukes, bllokohen disa rruge
Po ashtu edhe ne rrethin e Kukesit situata eshte disi me e rende. Trashesia e bores ka shkaktuar probleme ne akset nacionale si rezultat i te cilave 9 komuna jane izoluar nga qendra e prefektures. Per disa ore, me shume se 40 makina kane qendruar te bllokuara ne aksin Kukes- Qafe Mali pikerisht te Kthesa e Kalimashit, ku trashesia e debores ka arritur ne 40 cm. Menjehere ne vendin e bllokuar kane mberritur policia e qarkullimit rrugor e cila eshte perpjekur te menaxhoje situaten e renduar. Ne komunikimet e saj, policia ka sugjeruar qe levizja e mjeteve te behet vetem me zinxhire per te shmangur aksidentet e mundshme, pasi edhe terreni eshte mjaft i veshtire. Sipas policise, makinat e bllokuara jane pa zinxhire dhe levizja e tyre eshte pamundur.
Ankesat e peshkatareve per portin e ngelur ne leter
Nga ana e autoritetit portuale Durres, si dhe nga Ministria e Transporteve ishte folur per ndertimin e nje porti peshkimi, i cili duhej te fillonte nga punimet ne muajin qershor 2008, por gjerat nuk kane levizur aspak dhe peshkarexhat vazhdojne te qendrojne ne portin e vjeter, jashte te gjitha normave dhe te rrezikuara nga perplasjet me kalaten. Derisa te ndertohet porti i ri i peshkimit, anijet do te vazhdojne te rrezikojne nga aksidentet detare pasi kalata aktuale nuk i mban te gjitha. Rreziku shtohet me tej dhe per shkakun se fare ngjitur eshte kalata e trageteve dhe ne kohe te keqe ato rrezikojne te perplasen me peshkarexhat, duke krijuar nje situate si kjo e djeshmja.
Durres
Trageti "Tierrenia" eshte afruar ne mengjes ne rade, por nga kapiterenia i eshte dhene urdhri qe te prese ne det deri ne permiresimin e situates. Trageti kishte ne bord 200 udhetare, si dhe nje kortezh te cilet kane qendruar per rreth shtate ore ne det, te bllokuar.
Sarande
Pas nje vere te nxehte, dimri ka trokitur fuqimisht ne Sarande. Jo vetem shirat e rrembyeshem, por edhe ererat e fuqishme kane krijuar situata te paperballueshme per fermeret, si dhe per tragetet qe udhetojne nga porti ne drejtim te Korfuzit dhe anasjelltas.
Vlore
Moti ka shkaktuar vonesa ne dy tragete te linjes qe vinin nga Brindisi. Deti i trazuar ka bere qe tragetet te qendrojne ne rade per disa ore. I pari eshte ankoruar trageti "Red star", rreth ores 08:30. Ndersa tragetit tjeter i "Aguadimos", eshte ankoruar pak me vone.
Lezhe
Ne portin e Shengjinit moti i keq dhe era e forte ka sjelle bllokimin e ketij porti. Dallget dhe deti i trazuar kane detyruar kapitanerine e ketij porti te bllokoje daljen e anijeve ne det, ndersa 2 peshkarexha kane kerkuar ndihme, pasi ishin duke u mbytur.