E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizat e finales se "Kenga Magjike"

Dhjete vjet "Kenga Magjike", dhjete vjet televizioni "Klan". Gjithcka ka nisur plot sharm ne maratonen e neteve te "Kenges magjike", ashtu sikurse ne edicionin e dhjete viteve me pare, ku gjithcka ne forme e permbajtje u ideua per te qene e tille. Deri pak minuta pas mesnate u zhvillua rezymeja e cmimeve te nente viteve te kaluara, per t'i lene vendin pas mesnate ku jane dorezuar tre cmimet e medha. Te 21 kengetaret pjesemarres te kenges finale moren te gjithe nga nje cmim. Nen drejtimin e prezantuesit Ardit Gjebrea, njekohesisht producent i ketij spektakli, si dhe dy vajzave Artemisa Ozajt dhe Anis Brahimit pas kuintave, teleshikuesit paten mundesi te degjonin dhe shihnin performancen e disa zerave te njohur te muzikes se lehte te shoqeruara dhe nga trupa e baletit, nen drejtimin e koreografit Albi Nako. Sigurisht Ardit Gjebrea ka realizuar nje perfomance te shkelqyer. Ndryshe nga vitet e tjera, per kengetaret ishte pergatitur nje prapaskene e vecante ku ata kane pasur lidhje te drejtperdrejta me skenen. Ne naten e fundit te Festivalit te "Kenges Magjike", 21 interpretime mberriten tek teleshikuesi, i cili tashme eshte njohur me kenget e artisteve gjate spektaklit "E Diela shqiptare" qe zhvillohet ne Televizionin Kombetar "Klan" cdo te diel. Ne festivalin e 10-te u ngjiten te gjithe artistet fitues te cmimit te pare ne vite, por disa prej kengeve vijne me performanca teper interesante, e tille eshte per shembull futja e dy femijeve ne kengen e Pirro Cakos dhe Rovena Dilos, si dhe performanca e Mira Koncit me vajzen e saj, Era. Irma Libohova u prezantua e shoqeruar me 4 kitarist. Elsa Lila me nje kenge te riorkestruar dhe Aurela Gace e shoqeroi kengen e saj me nje numer koreografik. Fituesja e cmimit te pare ne vitin 2005, Genta Ismaili, e kemi pare serish me energjine qe e karakterizon. Mjeshtri i madh i skenografise, Gaetona Kasteli, ka qene mbreme ne festivalin "Kenga Magjike" si nje prej te ftuarve special te kesaj nate. Grupi "Nina Sky" ka dhuruar nje performance qe e ka ndezur skenen ne Pallatin e Kongreseve. Figura si Anita Take, Nexhmije Pagarusha, Luiza Papa, Pirro Cako apo Aferdita Saracini qe pergjate 9 edicioneve te kaluara te Kenges Magjike, kane mbajtur rolin e presidenteve te jurise dje perbenin jurine e spektaklit. Te 21 kenget ishin prurje origjinale dhe te mirepritura, u sollen nga kengetare si Rosela Gjylbegu, Eliza Hoxha, Kastro Ziso, Ciljeta Xhilaga, Yllka Kuqi, Arber Arapi etj.

CMIMET E NATËS FINALE

"Jon Music": Teuta Kurti - Nuk dua te pres

"Tendence": Qelbanix - Butoni play

"Magjia e pare": Dafina Zeqiri - Baterite

"Kantautori me i mire": Mariza Ikonomi - Me syte lart

"Best Melody": Yllka Kuqi - Vetem nga ti

"Cmimi i interpretimit": Eliza Hoxha - Shko

"Cmimi i internetit": Soni Malaj - Shpirti im binjak

"Best vokal": Hana Cakuli - Simbol

"Cmimi televiziv": Bleona Qerreti - Magnetic

"Cmimi Fun Tune": Eneida Tarifa - Zeri im

"Kenga stil": Kastro Zizo - Bashkeshorti ideal

"Cmimi i kritikes": Juliana Pasha - 1000 arsye

"Kenga hit": Pirro Cako - Anjushka

"Best Balade": Silva Gunbardhi - Te doja shume

"Cmimi Publikut": Ëest Side Family - Mbi gjithcka

"Best Group": - Produkt 28 - Missi im

"Cmimi Diskografik": Aleksander Gjoka - Dashurise se shkuar

"Cmimi 10 vjet histori": Jonida Maliqi - Njeri nga ata

"Cmimi Cesk Zadeja": Rosela Gjylbegu - Tjetra

"Best hip-hop": Skillz dhe Stine - Ndaloje vrapin

"Prezantimi skenik me i mire": Ciljeta - Dutty free

KËNGËTARËT FINALIST

Teuta Kurti

Qelbanix

Dafina Zeqiri

Mariza Ikonomi

Yllkas Kuqi

Eliza Hoxha

Soni Malaj

Hana Cakuli

Bleona Qerreti

Eneda Tarifa

Kastro Zizo

Juliana Pasha

Pirro Cako

Silva Gunbardhi

Ëest Side Family

Produkt 28

Aleksander Gjoka

Jonida Maliqin

Rosela GJylbegu

Skillz dhe Stine

Ciljeta Xhilaga

FITUESIT NDeR VITE

1999 Elsa Lila

2000 Motrat Livohova

2001 Pirro Cako dhe Rovena Dilo

2002 Mira Konci

2003 Ema Bytyci

2004 Irma Libohova

2005 Genta Ismaili

2006 Armend Rexhepagiqi

2007 Aurela Gace

2008

ANETARET E JURISE

Aleksander Frangaj

Anita Take

Aferdita Saracini Kelmendi

Gaqo Cako

Luiza Papa

Margartia Kristidhi

Nexhmie Pagarusha

Robert Radoja

Valbona Selimllari

Surpriza, permbledhje muzikore per Nexhmije Pagarusha

Surpriza e mbremjes se nates finale te "Kenga Magjike", ne dhjetorin e saj dhe me te cilen eshte hapur festivali, ishte dhurata qe ky festival i ka bere Legjendes se muzikes shqiptare Nexhmije Pagarusha. Pikerisht CD-ja e saj e pare me permbledhjen e kengeve me te mira te kenduara, e cila titullohet "Bylbyl i Kosoves" dhe eshte marre nen perkujdesjen e produksionit te realizuar nga shtepia diskografike "Super Sonic". Premtimi i kesaj permbledhjeje ishte bere nga Ardit Gjebrea tek emisioni i perjavshem "E diela shqiptare". "Shume faleminderit. Falenderoj shtepine diskografike "Super Sonic", qe pa pertese e bene kete, jam shume i lumtur per kete qe ma mundesuar", u shpreh Nexhmije Pagarusha pas marrjes se dhurates.

E vecanta

Jetojne ne Amerike, jane portorikane dhe per here te pare shkelin ne token shqiptare. Ato jane shume te njohur ne arenen nderkombetare si edhe renditen ne top listat e kengeve me te suksesshmen, si "Move your body". Grupi "Nina Sky" ishte surpriza e nates finale, e cila elektrizoi sallen e Pallatit te Kongreseve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›