E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhitë godasin SHBA-në, 15 viktima



Stuhi të fuqishme kanë përfshirë disa zona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke provokuar vdekjen e të paktën 15 personave. Në Misisipi, janë regjistruar të paktën 3 persona të vdekur, dy prej të cilëve ndodheshin në një shtëpi të lëvizshme, e cila u shkaterrua terësisht. Situatë e rënduar paraqitet në Nashville, Tennessee dhe në zona të tjera përreth. 7 persona humbën jetën kur stuhia bëri që të ngrihej niveli i lumit Cumberland, duke detyruar qindra njerëz të evakuohen. Kryebashkiaku i Nashville, Karl Dean, ka deklaruar gjendjen e emergjencës për zonën metropolitane të kontesë Davidson, ku qindra njerëz kanë mundur të shpëtohen nga niveli i ujit, ndërsa 45 000 persona kanë mbetur pa energji elektrike. Një tjetër person ka humbur jetën në kontenë Hardeman, që u prek nga një tornado e fuqishme. Pamjet filmike të xhiruara nga mediat lokale tregojnë çatitë e ndërtesave që janë shkëputur tërësisht duke fluturuar gjetkë, tregojnë gjtihashtu vërshimet e ujit, apo ndotjen e ambientit nga balta. Erërat e fuqishme gjithashtu kanë provokuar dëme të shumta, duke dëmtuar edhe disa automjete. Autoritetet e Tennesseet, i kanë kërkuar armatës ushtarake kombëtare asistencë për operacionet e shpëtimit. Më shumë se 150 rrugë janë mbyllur në Tenesi dhe autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të mos ndërmarrin udhëtime nëse nuk do të ishte e nevojshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›