E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot konferenca për mospërhapjen e armëve bërthamore



Përfaqësues nga 189 shtete mblidhen sot në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në konferencën që do të fokusohet në rishikimin e Paktit për mosshumimin e armëve bërthamore. Pakti, tashmë 40 vjeçar, synon të zvogëlojë përhapjen e armëve nukleare. Nënshkrues të paktit janë të gjitha vendet e botës me përjashtim të Indisë, Pakistanit, Izraelit dhe Koresë së Veriut. Besohet se të gjitha këto shtete kanë kapacitete armësh bërthamore. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad i cili pritet të mbajë edhe një fjalim me këtë rast në pallatin e qelqtë. Vizita e Ahmadinexhadit vjen në kohën kur Irani përballet me mundësinë e sanksioneve të reja, për shkak të programeve bërthamore. Më herët, Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad kritikoi mbikqyrjen bërthamore të Kombeve të Bashkuara, teksa do të nisej drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në rishikimin e Marrëveshjes së Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, ku Irani ka nënshkruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›