E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideri taleban: Sulme në qytetet amerikane


Lideri i talebanëve të Pakistanit ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një sërë atentatesh në qytetet më të mëdha. Pak orë pas dështimit të atentatit në qendër të Amerikës, Hakimullah Mehsud ka publikuar një video që mendohet se është regjistruar në datën 4 prill. "Ora është e afërt kur ushtarët tanë do sulmojnë qytetet e mëdha amerikane", shprehet Mehsud që mendohej se kishte humbur jetën gjatë një sulmi bombardues nga avionët amerikanë. Kjo ishte videoja e parë me pamje filmike e Hakimullah Mehsudit, vetëm disa muaj pas lajmit për vdekjen e tij. Në muajin janar të këtij viti u raportua se Mehsud kishte mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror amerikan në zonat fisnore të Pakistanit.
Mehsud, në videon e gjatë 9 minuta, thotë se do të ketë sulme ndaj qyteteve kryesore amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›