E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensioni Izrael-Turqi, takohen diplomatët


Diplomatë Izraelitë dhe Turqë, në një situatë të tensionuar të marëdhënieve, janë takuar në fundjavë, për bisedime mes tyre, bisedime të cilat u përshëndetën dhe u cilësuan si "pozitive dhe të ngrohta". burime nga Ministria izraelite, nëpërmjet një deklarate, bënë të ditur se drejtori i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Izraelit Josi Gal u takua me Feridun Sirnirlioglu, nënsekretarin turk për punët e jashtme. Në deklaratë thuhet se bisedimet u dominuan në një sërë çështjesh dy palëshe, rajonale dhe për procesin e paqes. Më tej,u saktësua se takimi i ardhshëm do të mbahet në nëntor.
Marrëdhëniet e mira midis Izraelit dhe aleatit të saj të vetëm në botën myslimane u acaruan kur Izraeli nisi ofensivën ushtarake 22-ditore në Gaza, në dhjetor 2008 dhe u përkeqësuan edhe më tepër kur ndaj ambasadorit turk në Jerusalem, u drejtuan shprehje fyese nga autoritetet vendase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›