Sturridge ëndërron ftesën e Anglisë

Daniel Sturridge ka bërë të ditur se ëndërron të jetë pjesë e Kombëtares angleze në Euro 2012 pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij për Chelsean, gjatë këtij starti të sezonit në Premierligë.
Sturridge realizoi golin e tij të katërt nga po aq paraqitje duke i ndihmuar Chelsea të mposhtë Evertonin 3-1, të shtunën, në Stamford Bridge. Ai nuk ka fshehur dëshirën e tij të inkuadrohet në ekipin e Fabio Capellos.
“Të gjithë duan të jenë në aeroplan, as unë nuk jam ndryshe prej tyre. Ëndërroj të shkoj në Euro”, tha Sturridge për ESPNstar.com.