E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujkani thyen hundën (VIDEO)

Portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, cili mbron ngjyrat e Novaras në Itali, të dielën ka pësuar një lëndim të rëndë.

Mediat italiane raportojnë se Ujkani gjatë një intervenimi në ndeshjen Novara-Bolonja, ka pësuar një lëndim të rëndë, duke thyer hundën.

Raportohet se portieri shqiptar menjëherë është transportuar për në spital. Sipas mjekëve ai ka thyer hundën dhe katër dhëmbë.

Ndeshja në mes Novaras dhe Bolonjës, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve prej 0:2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›