E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ndryshonin skadencën e mallrave, 3 në pranga

Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar “Skadenca” ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie mallrash udhqimore të skaduara si dhe arrestimin e 3 personave.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar në një konferencë ëpr shtyp se janë arrestuar shtetasit Ilirian Piraj 21 vjeç, Nefail Jahi dhe Agim Abdullai të cilët nëpërmjet një aparature ndryshon datën e skadencës të mallrave ushqimorë.

Sipas policisë, tre të arrestuarit pasi i blinin mallërat e skaduar i çonin në një magazinë në Bathore dhe me anë të një aparature i ndryshonin datën e skadencës dhe më pas i tregëtonin në pika të ndryshme shitjeje në Tiranë.
 

Sipas policisë gjatë kontrollit në magazinë u sekuestruan një sasi e konsiderueshme mallrash ushqimore, të skaduara por që iu ishin të ndryshuar afatet e sakdencës me vlerë 1 mijë euro di dhe, pajisja dator që bëhej ndryshimi datës së skandencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›