Suarez e Kavani të pafuqishëm përball kampionëve të botës, munden 2-1
Luis Suarez dhe Edison Kavani, dy nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje verore në futboll, nuk kanë arritur ti marrin qoftë edhe një pikë të vetme kampionëve të Spanjës.
Spanjollët e kanë nisur më së miri kompeticionin e kupës së Konfederatave, i cili zhvillohet në Brazil, duke mposhtur 2-1 Uruguain.
Pjesa e parë ishte e dominuar plotësisht nga ekipi i drejtuar nga Vicente del Bosque, me një qarkullim topi mbi 70 për qind arritën të kalojnë në avantazh me dy gola, të shënuar nga Pedro dhe Soldado.
Gjatë pjesës së para ekipi i Uruguait nuk e vuri asnjëherë në vështirësi portierin Casillas.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të ulët nga të dyja skuadrat, kjo e imponuar edhe nga ekipi spanjoll, i cili më shumë qarkulloi topin në mesin e fushës.
Pas minutës së 80-të Suarez e Edison Kavani, në hije deri në ato momente, u dukën se u zgjuan dhe pikërisht futbollisti i Liverpool arriti të shënonte një gol të bukur nga goditja e dënimit, në minutën e 88-të.
Me këtë rezultat Spanja kryeson grupin B, në pritje të takimit të ditës së sotme mes Tahitit dhe Nigerisë.
(a.k/BalkanWeb)