Edi Rama, spot elektoral kundër Malajt: Kjo dëmton PS
TIRANE - Kandidati i pavarur për qarkun e Vlorës, Arben Malaj reagoi dje, ndaj një spoti elektoral të kreut socialist Edi Rama, që po transmetohet në mediat lokale në këtë qytet. Përmes një deklarate për shtyp të stafit, Malaj vlerëson se: “Ky spot dëmton Partinë Socialiste dhe të majtën në përpjekjen e përbashkët për të mundur Sali Berishën”.
“Ky spot injoron votën e lirë të qytetarëve të Vlorës. Ky spot dëmton lirinë, mbi të cilën duhet të zhvillohen zgjedhjet në një vend demokratik”, thuhet në deklaratë. “Vetëm në diktaturë, konkurrentët e përkrahur gjerësisht shihen si rrezik.
Kultura e sherrit nuk mund të importohet në Vlorë. Vlora, si gjithë Shqipëria, meriton shumë më shumë. “Vota për kandidatin e pavarur Arben Malaj është një votë pro rotacionit politik dhe një qeverisjeje sa më të mirë, votë pro përfaqësimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve, pro reformave dhe integrimit europian”, thuhet në deklaratë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)