E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez, më i miri në Premierligë

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka lavdëruar bashkëlojtarin Luis Suarez për të cilin beson se është “futbollisti më i mirë në Premierligë”.

Suarez ishte sërish hero për Liverpoolin duke realizuar golin e barazimit 1-1 me Chelsean në Stamford Bridge të dielën. Carragher ka lavdëruar yllin uruguaian.

“Njerëzit thonë se ne jemi të varur nga Suarez, por mendoni për Lionel Messin te Barcelona, Cristiano Ronaldon në Real Madrid, çdo skuadër ka një futbollist që veçohet, dhe Luis është një prej tyre. Tashmë një kohë të gjatë them se ai është futbollisti më i mirë në Premierligë”, deklaroi Carragher për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›