E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper: Serbia sështë e detyruar të njohë Kosovën

Pas deklaratave të ardhura nga pala serbe, sa i takon kushtit që të njohë Kosovën, ka ardhur menjëherë reagimi nga ndërmjetësi evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper.

Në një intervistë për gazetë serbe Novosti, ai ka theksuar se Brukseli nuk dëshiron të vendosë në pikëpyetje Rezolutën 1244 të OKB-së dhe as Kushtetutën e Serbisë. Në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë se po punohet që të gjendet një zgjidhje për përfaqësimin rajonal duke respektuar qëndrimin e Serbisë.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje që do të lejojë Serbinë të mbajë pozicionin e saj kushtetues dhe në të njëjtën kohë do të mundësojë bashkëpunimin praktik, ka thënë më tej Cooper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›