E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj Bisedimet Kosove-Serbi jane ne interes te dy vendeve dhe qytetareve te tyre

Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj thote se bisedimet mes Kosoves dhe Serbise jane ne interes te te dy vendeve dhe qytetareve te tyre. Duke iu referuar vizites se javes se kaluar ne Prishtine te kreut te delegacionit serb ne keto bisedime Borko Stefanovic zoti Hoxhaj thote se vizita te tilla zyrtare kontribuojne ne zhvillimin e marredhenieve te mira me shtetet fqinje. Zoti Hoxhaj i beri komentet gjate nje konference ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare. Hollesite na i sjell kolegia Bardha Shpuza Azari.

Nderkohe qe dialogu mes Serbise dhe Kosoves ka rreth dy muaj qe ka filluar Beogradi po perpiqet qe ne keto bisedime te perfshije edhe ceshtje politike. Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj thote se korniza e ketij dialogu eshte me se e qarte

Ne mendojme qe dialogu mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise eshte nje dialog mes dy shteteve sovrane dhe te pavaruara dhe eshte nje dialog i filluar pas miratimit te Rezolutes se Keshillit te Sigurimit ne shtator te vitit te kaluar. Nje rezolute e tille i referohet mendimit keshilldhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila vendosi vitin e kaluar se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte vendim i ligjshem dhe jo ne kundershtim me te drejten nderkombetare prandaj edhe korniza e dialogut zhvillohet ne kete fryme. Ne mendojme qe eshte ne interes te te dy vendeve qe ceshtja e levizjes se lire te qytetareve ceshtja e bashkepunimit rajonal bashkepunimit ekonomik dhe mundesise se afrimit te dy vendeve per nje perspektive evropiane eshte e natyres jetike.

Kohet e fundit ndarja e mundshme territoriale eshte nje ide qe eshte qarkulluar nga kreu i delegacionit te Serbise per bisedimet Prishtine-Beograd Borko Stefanovic dhe se fundi eshte perseritur nga zevendeskryeministri serb dhe Ministri i Brendshem Ivica Dacic. Zoti Hoxhaj thote se negociatat e zhvilluara ne Viene dhe te ndermjetesuara nga kryenegociatori nderkombetar Marti Ahtisari e kane bere te qarte qe ceshtja e statusit dhe shtetesise jane kapituj te mbyllur.

Per Prishtinen propozime te tilla te ndarjes jane te papranueshme. Kosova eshte nje shtet funksional shume-etnik dhe demokratik dhe ndarja bie ndesh me interesin shteteror te Kosoves dhe do te kishte pasoja te tmerrshme edhe per vende te tjera te rajonit meqe do te krijonte nje precedent qe politika e ndarjes ne baza etnike ne baza territoriale te sherbente si model per zgjidhjen e problemeve te caktuara.

Vizita javen e kaluar e zotit Stefanovic ne Prishtine ngjalli shume reagime dhe nxiti protesta ne Prishtine. Zoti Hoxhaj thote se kjo ishte nje vizite zyrtare e nje delegacioni shteteror te Republikes se Serbise ne shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves dhe se edhe zyrtaret e Kosoves do te kene rastin se shpejti te vizitojne zyrtarisht Beogradin. Ministri i Jashtem thekson se keto vizita kontribuojne ne zhvillimin e marredhenieve te mira me shtetet fqinje dhe drejt nje bashkepunimi ekonomik.

I pyetur per punen qe po ben qeveria e Kosoves per vendosjen e sundimit te ligjit ne veriun e Kosoves shperberjen e strukturave paralele dhe integrimin e pakices serbe ne ate zone zoti Hoxhaj tha

Qeveria e Republikes se Kosoves gjate tre viteve te fundit ka bere perpjekje qe ta integroje kete pjese te Kosoves brenda strukturave shteterore te Republikes. Une mendoj se atje gjendja ka filluar te permiresohet megjithese na pret pune shume e madhe per tu bere dhe nder hapat e pare eshte hapja sa me e shpejte e gjykates ne veri te Mitrovices duhen shperbere strukturat paralele dhe duhen bere investime qe zhvillimi ekonomik politik dhe social te ecin paralelisht.

Megjithese Kosova shpalli pavaresine qe prej me shume se tre vjetesh vetem 75 vende e kane njohur ate deri tani. Zoti Hoxhaj thote se Ministria e Jashtme ka nje strategji te vecante per shtimin e numrit te njohjeve.

Ne si Ministri i Puneve te Jashtme kemi hartuar nje dokument strategjik i cili synon te analizoje poziten e Republikes se Kosoves pas shpalljes se vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe i cili ofron nje plan veprimi se si te ushtrohet me shume ndikim per shtimin e njohjeve te Kosoves.

Ministri i jashtem thote se Kosova po ben perpjekje maksimale qe ta promovoje interesin shteteror te Kosoves ne cdo cep te botes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›