Subashi Topi te mos e dekretoje efen si nenkryetar te KLD-se
Deputeti i PS-se Armando Subashi ne intervisten per gazeten Shqip shprehet se mbajta e dy mandateve te anetarit te zgjedhur rishtazi nga Kuvendi Elvis efa si kreu i AKKP-se dhe anetar i KLD-se eshte antikushtetuese dhe antiligjore. Sekretari per eshtjet Zgjedhore ne PS thekson se Presidenti Topi nuk duhet ta dekretoje efen si nenkryetar i KLD-se. Subashi shpjegon me pas edhe arsyet se pse opozita kembenguli qe fleta e votimit te mos shenohet me firmat e anetareve te komisionit pasi ishte qartazi nje tentative per njohjen e votes.
Zoti Subashi si e shpjegoni proceduren e djeshme te votimit dhe si u arrit ne shmangien e votimit te fshehte me kuti
Mbi bazen e vendimit qe ishte marre paraprakisht pra bazuar edhe te konsensusi i arritur ishte vendosur qe votimi i fshehte te behet me kuti pra jo nepermjet elektronikes. Mbi kete baze ishte vendosur qe sekretariati per procedurat e votimit i caktuar qe ne fillim te legjislatures ku bej pjese une zoti Gumi dhe zonja Trashani te merreshim me proceduren. Qe ne fillim sapo u ulem ne si komision per te filluar me proceduren nga stafi teknik i Kuvendit erdhen fletet e votimit dhe lista e deputeteve si material baze me te cilen do te niste votimi. U kerkua nga dy perfaqesuesit e mazhorances qe fletet e votimit te firmoseshin rast pas rasti. Pra ne momentin qe afrohej nje deputet firmosej fleta e votimit dhe nderkohe ai e merrte ate. Une e refuzova ne kete pike pasi ne analogji edhe me Kodin Zgjedhor fleta e votimit nuk mund te firmoset. Sepse hedhja e nje firme ne nje flete votimi ne nje menyre ose ne nje tjeter mund qe te coje ne identifikimin e nje vote. Kjo eshte arsyeja qe Kodi Zgjedhor e ka hequr firmen nga fleta e votimit dhe parashikon vetem vulosjen nga kryetari e sekretari i qendres se votimit. Propozimi im ishte qe fletet e votimit nuk kane nevoje te firmosen mundet te vulosen me vulen e Kuvendit qe ne e kishim mbi tavoline dhe cdo deputet te merrte fleten e votonte.
PD-ja nga ana e saj pretendon se PS-ja i ndryshoi procedurat e votimit te fshehte...
shte ndjekur e njejta procedure. Por edhe pse ka ndodhur kjo ka pasur probleme ne zgjedhjet qe jane bere ne te shkuaren. Mjafton tju kujtoj ndoshta hera e fundit e votimit me kuti ne Parlament ka qene ajo e zgjedhjes se presidentit dhe besoj ju mund ti therrisni kujteses dhe besoj se edhe ne ate rast ka pasur mjaft kontestime lidhur me shenjat e ndryshme qe jane bere me fleten e votimit per te kontrolluar voten e deputeteve. Jo vetem kaq por anetari yne i komisionit ne ate kohe Piro Lutaj ka kapur tre-kater raste ne flagrance kur anetarer e komisionit te PD-se vinin shenja specifike kur dyshonin ne voten e deputeteve. Dhe ka pasur tre-kater raste kur ne momente eshte grisur fleta e votimit dhe deputeteve iu eshte dhene nje flete tjeter. Nisur nga te gjitha keto praktika negative qe ka pasur nder vite propozova qe fletet te vuloseshin. Nuk u pranua kjo nga anetaret e PD-se ne komision atehere bera nje propozim te dyte me qellim per te mos e bllokuar procesin dhe per ti hapur rruge votimit me kuti. I thashe se sa flete votimi kemi ne tavoline 140 hajde ti firmosim te gjitha paraprakisht dhe pastaj tia japim cdo deputeti ne menyre krejt te rastesishme sipas listes qe kishim perpara por ky propozim nuk u pranua. U pa qe para seances nga shume kolege tane por edhe nga PD-ja u skenari i qarte ne kete pike. Zonja Trashani kishte marre udhezime te perpikta se nepermjet menyres se firmosjes se fletes se votimit do te kontrollonte nje pjese te votes se deputeteve. Atehere mbi kete baze ne e konsideruam bashkerisht qe votimi ne kete lloj menyre do te ishte i kote dhe vendosem qe te mos e lejonim kete procedure. U tentua qe votimi te behej pa pranine tone. Ju e pate vete qe kryetari i komisionit zoti Gumi u perpoq te deklaronte te hapur votimin edhe pse une isha duke kembengulur ne kete pike se nuk mund te vazhdonte. Sigurisht ne nuk mund te pranonim qe duke qene ne salle votimi te behej pa pjesemarrjen tone. Mandej Kryetarja e Kuvendit me urdher te Kryeministrit ne menyre flagrante vendosi te behej ne menyre elektronike qe eshte shkelja me e madhe ligjore dhe absurditeti me i madh sepse asnjehere nuk mund te behet votim elektronik kur ka dy kandidatura. E para sepse nuk mundet te kontrollosh pjesemarrjen ne votim sepse ne nje situate normale i bie qe te dy emrat duhet te hidhen ne votim edhe ne rruge elektronike dhe nuk garantohet dot se nje deputet voton edhe per x apo y por gjithsesi kjo ishte shkelja e pare nga kryetarja. Shkelja e dyte ishte qe vertet u hodh ne votim nje emer por nuk u hodh emri tjeter. Ne kushte normale vwrtetw mori 71 vota por lind pyetja po nwse kandidati tjeter mund te merrte 72 vota ne favor. Mbi kete baze votimi i djeshem ka qene nje puc institucional dhe ne nje lloj kuptimi ka qene nje shkelje flagrante e Kushtetutes dhe e ligjeve per fat keq nje grusht tjeter ndaj parimeve demokratike ne Shqiperi.
Votimit te pardjeshem nuk iu be kuorumi fillimisht. fare veprimi do te ndermarre PS-ja a do ta ankimoje kete vendim ne Gjykaten Kushtetuese
Sigurisht ne jemi duke menduar dhe diskutuar te gjitha rruget ligjore ndaj reagimit te votimit te efes. Ka disa menyra per te reaguar ligjerisht ndaj votimit te turpshem por nga ana e tjeter do te vazhdojme te konsumojme edhe te gjithe veprimin politik dhe sensibilizimin politik qofte ne raport me partneret nderkombetare apo dhe me opinionin e shendoshur publik brenda vendit.
Z. Subashi si konsideroni deklaraten publike te zotit efa se do te mbaje te dyja postet edhe kreun e AKKP-se dhe ate te anetarit te KLD-se
Tani po e degjoj nese e ka thene keshtu kjo eshte nje shkelje flagrante e ligjit pasi anetari i KLD-se posti i tij eshte i papajtueshem me cdo funksion tjeter. Madje dhe jo vetem edhe duke dhene doreheqjen nga ai post zoti efa ka qene ne konflikt te paster interesi. Imagjinoni per nje moment sot rreth 90 e vendimeve te marra nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave po ankimohen ne gjykata. Pra vendimet qe ka marre vete zoti efa jane duke u shqyrtuar. Nje pjese e gjyqtareve jane duke gjykuar ne lidhje me ligjshmerine e tyre. Mendoni neser qe ky zoteri duke qene pjese e KLD-se do te kontrolloje punen e gjyqtareve. Pra te atyre gjyqtareve qe po kontrollojne punen e tij si drejtor i AKKP-se...
Pra mund te tremben gjyqtaret nisur nga ky fakt
Ata qe tremben sigurisht qe jane trembur. Por sigurisht qe nuk eshte ky problemi sepse une mendoj se ka edhe gjyqtare kurajoze midis tyre se do te vazhdojne detyren me nder dhe me personalitet por padyshim nese kjo eshte e vertete qe efa te mbaje te dyja postet atehere i takon KLD-se qe ne nje moment te dyte te shohe dhe te marre ne analize papajtueshmerine e mandatit te tij ne raport me pozicionin tjeter.
Gjate kesaj kohe ka pasur edhe nje deklarate tjeter nga ana e ministrit te Drejtesise Eduard Halimi qe sugjeronte qe presidenti Topi ta caktonte zoti efa ne postin e nenkryetarit te KLD-se
Skam asnje cudi per kete. Sigurisht skema ishte e qarte zoti efa kandidat i PD-se nuk u propozua per te qene anetar i thjeshte por padyshim per te qene nenkryetar i KLD-se. Sigurisht kjo ka vetem nje ilac do te thoja une qe Presidenti i Republikes te ruaje pozicionin e tij dhe qe padyshim te mos bjere pre e gjithe ketyre historive provokimeve. Nuk do te ishte ne nderin e tij qe te propozonte per nenkryetar KLD-je zotin efa. Nese nuk e propozon zoti Topi atehere nuk ka asnje shans qe ai te zgjidhet.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-0cdeb151ee4794a9f8e48dd8bb6d8f5b function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Lajcak-Haxhinastos Shqiperia ndryshime pozitive por statusi i vendit kandidat varet nga vete shqiptaret 29 minuta me pare ... Zv/kryeministri dhe njeheresh ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ... Ambasadori Arvizu Mungesa e besimit mes paleve pergjegjese per krizen politike 20 ore me pare ... Diplomati amerikane i zhgenjyer per perplasjet ne kuvend gjate zgjedhjes se anetarit te ri te KLD-se Gjinushi PS iu nenshtrua mazhorances nekuvend. Rama PS po akuzohet per fajet e qeverise 21 ore me pare ... Debate ne distance mes kreut te Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi ... Berisha injoron incidentin ne parlament flet per naften 2 dite me pare ... Kryeministri thote se shpreson ne zbulimin e burimeve te reja Kuvendi zgjedh Elvis Cefen per ne KLD opozita bojkoton 2 dite me pare ... Kuvendi miratoi me 71 vota pro gjate seances se sotme ... LSI Manjani Skeptike per numerimin elektronik te votave 2 dite me pare ... Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar sot permes perfaqesuesit te ...