E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu paralajmeron furtunen Seanca e votimit per KLD ishte vetem fillimi

Elbasan Ambasadori i SHBA ne Tirane Do te perpiqemi te shmangim tensionet por e ka ne dore politika

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi Aleksander Arvizu ka bere nje deklarate te forte ne lidhje me klimen politike ne vend duke iu referuar perplasjeve mes mazhorances dhe opozites ne lidhje me zgjedhjen e anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Sipas ambasadorit Arvizu menyra se si u mbulua pozicioni vakant per deputeten Rudina Seseri ishte me e mire se sa pozicioni qe u zevendesua vendi bosh i anetarit te KLD-se. Mbreme te enjten pata nje shkembim-opinion me nje mikeshen time te cilen e respektoj shume dhe i shkrova ketij personi qe me duket se ky eshte vetem fillimi dhe ajo me tha qe kam te drejte. Ky eshte vetem fillimi. Ajo qe dua te them eshte se ka nje boshllek besimi mes dy paleve. Ky boshllek eshte pergjegjes per sa i perket krizes politike ne vend. Kjo kontribuon ne menyre te drejtperdrejte ne pamundesine e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Por kemi pare faktin qe kur dy palet deshirojne ato jane te afta te bejne marreveshje ka theksuar kryediplomati i Uashingtonit ne Tirane gjate nje deklarate per mediat. Ambasadori Arvizu me pas ka shtuar se i takon te ruaje shpresen e te arsyetuarit te sensit por ne fund do te duhet te jete realist per te kuptuar se te dyja palet nuk duan qe te merren vesh mes tyre. Lidhur me nderkombetaret ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi ka theksuar faktin se ata nuk mund te diktojne cfare mund te bejne por shtoi se diplomatet do te kishin dashur te kishin mundesi per ta ndrequr gjendjen. Por Arvizu deklaroi se nderkombetaret nuk do te ndalin perpjekjet e tyre qe te kontribuojne per te ndertuar nje besim mes paleve duke perdorur Keshillin e Nderkombetareve apo Komisionin e Venecias. Per sa kohe nuk behet kjo gje rruga drejt Bashkimit Europian eshte e veshtire. Ata qe vuajne me shume jane njerezit. Ma tha edhe mikja ime qe ky eshte vetem fillimi por shpresoj qe ta kemi gabim ka perfunduar deklaraten e tij ne Elbasan ambasadori Arvizu. Qellimi i vizites se ambasadorit te Amerikes ne Elbasan ishte nje takim miqesor me familjaret qe kane strehuar ne banesat e tyre grupin e pesembedhjete te vullnetareve te Korpusit te Paqes per nje periudhe dhjetejavore. Ambasadori i SHBA-se shprehu mirenjohjen e tij dhe falenderoi familjet shqiptare per mikpritjen e vullnetareve. Arvizu theksoi me tej ne fjalen e tij se e ka cuditur fenomeni i mikpritjes shqiptare. Deklarata e djeshme e ambasadorit amerikan ka bere te qarte dy perfundime te rendesishme qe ne fakt kane qene edhe thelbi i analizave te bera ne opinionin publik. E para eshte bindja qe as kete vit nuk do te marrim statusin e vendit kandidat per ne BE dhe e dyta eshte nje mundesi tensionimi i situates politike gjate zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes qe konsiderohet edhe ngjarja kyce e ketij viti. Por ajo qe ne fakt le per te diskutuar eshte se cilat do te ishin qendrimet e nderkombetareve gjate asaj qe pritet te ndodhe me vone. Zoti Arvizu dje ka paralajmeruar furtunen te cilen si zakonisht e sjell politika e pergjegjesi kryesore per ta parandaluar ka sigurisht mazhoranca e cila dy dite me pare mori me nje procedure te kontestuar 71 vota. Por natyrisht edhe opozita e cila konsideron se mazhoranca nuk ka legjitimitetin per te qeverisur.

var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-4a9ea26abe6c2df3cd6a2679e23ebbe3 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Lajcak-Haxhinastos Shqiperia ndryshime pozitive por statusi i vendit kandidat varet nga vete shqiptaret 29 minuta me pare ... Zv/kryeministri dhe njeheresh ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ... Ambasadori Arvizu Mungesa e besimit mes paleve pergjegjese per krizen politike 20 ore me pare ... Diplomati amerikane i zhgenjyer per perplasjet ne kuvend gjate zgjedhjes se anetarit te ri te KLD-se Gjinushi PS iu nenshtrua mazhorances nekuvend. Rama PS po akuzohet per fajet e qeverise 21 ore me pare ... Debate ne distance mes kreut te Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi ... Berisha injoron incidentin ne parlament flet per naften 2 dite me pare ... Kryeministri thote se shpreson ne zbulimin e burimeve te reja Kuvendi zgjedh Elvis Cefen per ne KLD opozita bojkoton 2 dite me pare ... Kuvendi miratoi me 71 vota pro gjate seances se sotme ... LSI Manjani Skeptike per numerimin elektronik te votave 2 dite me pare ... Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar sot permes perfaqesuesit te ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›