E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjosa perpin tokat banoret leshojne alarmin presin ndihme nga shteti

Fermeret e fshatrave Cakran dhe Kashisht ne rrethin e Fierit leshojne sinjalin SOS. Ata kerkojne ndihmen e autoriteteve vendore e qendrore per marrjen e masave pasi shume prona te tyre toka bujqesore jane perpire vitet e fundit nga lumi Vjose. Pjesa me e madhe e tokes me eshte zhytur nen uje. shte njesoj sikur ma kane marre pasi une nuk e kam me pronen time. Duhet qe shteti te nderhyje dhe te pakten te shpetojme kete qe na ka mbetur - thote Fatmiri banor i fshatit Cakran. Por si ai jane me dhjetera fermere te tjere te cilet masin cdo dite siperfaqet e mbetura jashte pushtetit te lumit Vjose.
Kane ardhur dhe vazhdojne te vijne perfaqesues te prefektures keshillit te qarkut e institucioneve te tjera te cilet shohin situaten na pyesin dhe dokumentojne. Por deri tani nuk eshte bere asnje investim qe te na mbroje pronen tone nga kjo grabitje qe po na ben lumi- pohon nje tjeter banor i Cakranit.

Situaten nuk e fshehin as perfaqesuesit e pushtetit vendor apo Prefektures Fier madje shprehen se rreziku eshte i dukshem dhe se kane kerkuar dhe vazhdojne te kerkojne nderhyrje me ane te investimeve nga shteti per te perforcuar argjinaturen e lumit me qellim mos daljen e tij mbi siperfaqen bujqesore.

Ajo qe i ndan keto dy pale fermeret dhe pushtetaret vendore eshte mungesa e investimit e cila nga ana e fermereve perkthehet si neglizhence ndersa nga ana tjeter si mungese fondesh. Nga burime zyrtare te prefektures mesohet se kjo ka qene nje kerkese e vazhdueshme qe kulmoi ne nje deklarate te drejtperdrejte qe prefekti i Fierit Bujar Hasaj i beri kreut te emergjencave Ferdinand Ollit gjate nje takimi te shtabit te emergjences ne mes te muajit nentor. Prefekti kerkoi nderhyrjen e menjehershme ne zonat me problematike qe rrezikojne ne stinen e dimrit. Ai kerkoi investime per realizimin e projektit per rehabilitimin dhe perforcimin e argjinatures ne kanalin Levan-Vjose-Fier qe eshte demtuar ne masen 50 dhe rrezikon permbytjen e 8 fshatrave. Po keshtu u kerkua zgjidhje perfundimtare per zbatimin e projektit te argjinatures se lumit Seman si dhe levrimin e fondit per zbatimin e projektit te ndertimit te priteseve ne kete lume ndalimin e demtimeve ne shtratin e lumit Vjose zgjidhjen teknike te disiplinimit te ujerave nga subjektet qe punojne per ndertimin e trasese se autostrades Fier-Vlore pasi nuk funksionojne si duhet ne keto kuota veprat e artit.

Por pavaresisht te gjitha problemeve te dukshme si dhe kerkesave te vazhdueshme fermeret e demtuar te fshatit Kashisht dhe Cakran shprehen pesimiste per rezultate konkrete. Asnje penel nuk eshte vendosur ketu ne kete pjese te lumit edhe pse dihet qe ai ka hyre ne tokat tona. Jemi ankuar gjithmone dhe nuk shohim asnje investim keshtu qe shpresat tona jane te pakta madje shpesh nuk ekzistojne tha Hajrulla ela fermer i fshatit Kashisht. Ata shprehen se do te perpilojne nje peticion te cilin do ta nisin ne te gjitha institucionet perkatese deri ne kryeministri pasi pritja po i lidh dhe nuk shohin asnje drite per zgjidhjen e ketij problemi. Banoret thone se me keto ritme nuk eshte e larget dita kur te gjitha tokat e tyre te zhduken dhe ata te mbesin me syte nga qielli.
Peticioni per autostraden

Banoret e komunes Hekal i dergojne peticion prefektures per demet qe u kane shkaktuar punimet e autostrades Levan-Tepelene. Peticioni eshte firmosur nga 54 familje te Hekalit si dhe nga kryetari i komunes Rrapo Hamitaj. Ai mbeshtet problemet qe ngrene banoret. Peticioni eshte i disati qe i drejtohet prefektures dhe institucionit te keshillit te qarkut. Ne te komuna zyrtarisht detajon te gjitha demet e shkaktuara nga firma qe po kryen punimet e autostrades Levan-Tepelene. Ne te thuhet se si pasoje e punimeve ka pasur demtime serioze ne nje siperfaqe te madhe qendrash te banuara por edhe tokash bujqesore. Gjate segmentit te sipercituar veprat e artit tumbino F100 te vendosura ne kanalet kullues per shkarkimin e ujerave jane vendosur me lart se tabani i cdo kanali dhe keta te fundit nuk funksionojne normalisht. Kjo ka shkaktuar qe nje fshat i tere te rrezikohet nga permbytja nderkohe qe 129 ha toke ne fshatin Rroms te qendroje e permbytur- thuhet ne peticion. Plot shtate vepra arti te autostrades te vendosura ne nje gjatesi mbi 12 km te autostrades qe pershkon territorin e komunes Hekal jane renditur si ne kundershtim me kushtet teknike dhe per pasoje qe rrezikojne permbytjen e zones se banuar dhe te siperfaqeve te tokave te punueshme. Sipas kryetarit te komunes Rapo Hamitaj mosfunksionimi i kanaleve nga punimet e autostrades shkakton mocalizime dhe permbytje. Punimet e autostrades kane shkaktuar bllokimin e kanalit vadites ne fshatin Mollaj ne nje siperfaqe prej 150 ha ne fshatin Hekal ne nje siperfaqe prej 70 ha. shte demtuar gjithashtu i gjithe degezimi i kanaleve kullues dhe vadites ne zone. Ankesa deri me tani nuk ka vene ne levizje asnje institucion per nderhyrje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›