Qeveria axhende me Presheven ne nje dite me Ramen
Takimi
Zevendeskryeministri njekohesisht ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto do te prese sot ne zyren e tij perfaqesues shqiptare nga Lugina e Presheves. Ne takimin qe pritet te mbahet sot do te jete i pranishem Riza Halimi deputete ne Parlamentin e Serbise dhe kryetari i Partise per Veprim Demokratik Galip Beqiri kryetari i KNSH si dhe Shaip Kamberi kryetar i Komunes se Bujanovcit. Gjate bisedes pritet te diskutohet per thellimin e komunikimit me autoritetet shqiptare te Presheves vecanerisht per mbeshtetjen qe qeveria shqiptare jep ne drejtim te arsimit dhe kultures. Ky takim vjen ne te njejten dite kur kreu i opozites Edi Rama do te vizitoje Presheven.