E Diel, 1 Nëntor 2026

Subjektet private nuk shlyejnë 300 milionë lekë detyrime

06/07/2009  Identifikohen nga Tatim-Taksat

ELBASAN- Dega e Tatimeve në Elbasan ka identifikuar 30 subjekte që i janë shmangur shlyerjes së detyrimeve. Shuma që ato detyrohen të likuidojnë është jo pak, por 300 milionë lekë. Sipas kryetarit të degës së Tatimeve, Skënder Daja, subjektet kanë shmangur qëllimisht taksat për të përfituar në mënyrë të paligjshme. “Policia tatimore ka identifikuar 30 subjekte, të cilat kanë prodhuar ose tregtuar mallra pa ju nënshtruar licencimit, pajisjes me pullat fiskale etj. Të fundit që kemi kapur është një subjekt nga Tirana, i cili transportonte bojë drejt Elbasanit pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Ky subjekt nuk tregonte origjinën e mallit dhe destinacionin e tij. Malli është bllokuar kundrejt të gjitha rregullave. Raste të kësaj natyre kemi edhe me pijet freskuese, pijet alkoolike, mallrat ushqimore etj”. Mësohet se për këto firma do përdoren masa shtrënguese deri edhe procedimi në gjykatë në rast se nuk shlyejnë detyrimet e anashkaluara. Zgjedhjet krijuan hapësira abuzive në këtë drejtim dhe tani tatim-taksa po përpiqet të rivendosë kontrollin. Më keq duket se do e kenë subjektet që nuk ndihmuan kahe të caktuara politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›