Subvencioni, 7 mijë fermerë përfitojnë nga fondi 13 milionë dollarë
Ministria e Bujqësisë ka hartuar listën me fermerët fitues
Përfitues, kush mbjell vreshta, ullishte, pemëtore
* * * *
Fermerët që kanë vendosur që sipërfaqet e tyre të tokës t’i mbjellin me vreshta, ullishte apo pemëtari të ndryshme do të kenë një mbështetje financiare falas nga shteti. Ministria e Bujqësisë do t’i mbështesë ata në këtë iniciativë me një fond që qeveria i ka akorduar kësaj ministrie për të subvencionuar fermerët. Tashmë në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është bërë gati lista e fermerëve përfitues. Ata janë përzgjedhur dhe janë 7 mijë fermerë në gjithë vendin që do të përfitojnë nga fondi që qeveria ka parashikuar si subvencion për bujqësinë në buxhetin e shtetit për vitin 2009. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Rexhep Shahu, ka konfirmuar për gazetën “standard” se lista tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt do të shpallen emrat e fituesve. “Lista është bërë gati, janë përzgjedhur fermerët fitues që do të subvencionohen nga të gjithë ata që kanë aplikuar”, - ka thënë dje Shahu. Kështu, ministria shpalli dje 7 mijë fermerë aplikues, fitues të programit të subvencionit, që do të përfitojnë fonde falas për zbatimin e projekteve të tyre në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe agro-përpunimit. Sipas burimeve nga MBUMK, ka qenë i konsiderueshëm numri i fermerëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e skemës subvencionuese, por përzgjedhja e bërë nga ky dikaster ka arritur të shpallë vetëm 7 mijë fermerë fitues. Kriteret për të qenë përfitues të kësaj skeme kanë qenë përcaktuar, duke favorizuar më së shumti ata fermerë që kanë sipërfaqe të mbjella me vreshta dhe pemëtari më shumti. Nga ana tjetër, drejtori i Projektit 2KR, Ferdi Brahushi, që menaxhon projektin e subvencionimit, është deklaruar dje për median se ky vendim i dikasterit të bujqësisë synon të rrisë mbështetjen ndaj fermerëve dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe të rrisë gjithashtu sipërfaqet e mbjella në vend për të rritur kështu prodhimin vendas. Fondi për vitin 2009, i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për programin e subvencionit, llogaritet në shifrën e 13 milionë dollarë, i cili do t'u shpërndahet fermerëve fitues, që kanë aplikuar për rritjen e sipërfaqeve me vreshta, ullishte, pemëtore, prodhim bujqësor në sera, prodhim blegtoral e agro-ushqimor. Burimet zyrtare të MBUMK bëjnë të ditur se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të financohen të gjithë fermerët, me 70% të vlerës së grantit, që varion nga 3 deri 7 mijë dollarë për projektin që kanë aplikuar. Ndërsa pjesa tjetër prej 30% do të disbursohet në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Ministria e Bujqësisë po zbaton për të tretin vit radhazi projektin e subvencionimit të drejtpërdrejtë të fermerëve me fonde falas nga buxheti i shtetit, përmes të cilit synon të rrisë prodhim bujqësor vendas dhe të përmirësojë ekonomitë fermere.