Lista e kandidatëve, Ristani: Pas 19 majit, nuk ndryshon
“Nesër miratojmë listat, do t’i bëjmë publike”
Të mërkurën shqyrtohen listat në mbledhjen e KQZ-së
* * * *
Me zyrtarizimin e kandidatëve për deputetë, lista nuk do të mund të ndryshojë. Një fakt të tillë e bëri dje të ditur për “standard” kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili tha se me depozitimin e listave shumemërore në KQZ, ajo nuk do të mund të ndryshohet më. KQZ-ja ka miratuar një udhëzim sipas të cilit, kontrollohen të gjithë kandidatët në rast se janë në përputhje me ligjin e Kushtetutën dhe listat bëhen publike në media në datën 13 qershor. Ristani tha se pas datës 19 maj, që është afati i fundit i dorëzimit të listave për deputetë për çdo parti, askush më nuk mund të bëjë ndryshime në listë. Mendohej se deri në datën 13 qershor, kur lista të publikohej në media, partitë mund të bënin ripropozime ose ndryshme, por Ristani bëri të qartë se një gjë e tillë është e pamundur. Ristani konfirmoi se KQZ-ja do të mblidhet ditën e mërkurë paradite për të shqyrtuar listat dhe për t’i miratuar ato. Ai tha se nga ana e KQZ-së gjithçka do të jetë transparente, duke nënkuptuar se listat e deputetëve nuk kanë për t’u mbajtur të fshehta. “Mbledhjet e KQZ-së janë të hapura ku çdokush ka mundësi të dëgjojë miratimin e listave”, - tha Ristani. Ndërkaq, është bërë i ditur afati i fundit i dorëzimit të listave për kandidatët. Dita e sotme, në orën 16 të pasdites, është afati i fundit për dorëzimin në KQZ të listave. Paritë politike duhet të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën. Në Kushtetutë sanksionohet se kush nuk mund të garojë për deputetë. Në Kodin Zgjedhor parashikohet që mbi të gjitha të ketë 30 për qind gra. Ky kusht mund të përmbushet në dy forma. Forma e parë parashikon që në tre emrat e parë në qark, njëra të jetë femër dhe pastaj të gjithë kandidatët mund të jenë meshkuj. Ndërsa forma e dytë është që në totalin e listës për qarkun, 30 për qind e kandidatëve të jenë femra. Forma e dytë mund të vendosë të gjitha gratë e listës në fund, duke lënë jashtë fitimit në mënyrë të sigurt gratë kandidate. Me sa duket, partitë do të zgjedhin formën e parë, ku në tre emrat e parë, një do të jetë femër. Kjo formë, në fakt, duke parë partitë e mëdha, do të bëjë të mundur që afërsisht 20 gra të jenë sigurta se do të hyjnë në Kuvend. Aktualisht, Kuvendi ka vetëm 11 gra deputete.
Parregullsitë
Nëse grupi i punës vëren parregullsi në listën e kandidatëve për deputetë, jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e dokumentacionit, i paraqet një relacion KQZ-së, në të cilin parashtrohen parregullsitë e konstatuara. KQZ-ja shprehet me vendim për kthimin për korrigjim të parregullsive të konstatuara në dokumentacionin e paraqitur. Vendimi i kthimit për korrigjim të dokumentacionit merret jo më vonë se 35 ditë nga data e zgjedhjeve. Dokumentacioni i korrigjuar nga subjektet zgjedhore depozitohet në Zyrën e Regjistrimit të Akteve dhe Dokumenteve, Protokoll në KQZ, jo më vonë se 32 ditë para datës së zgjedhjeve. Pas mbarimit të afatit të ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor, por jo më vonë se data 13 qershor 2009, KQZ-ja publikon listën e plotë të kandidatëve në tri gazetat me tirazh më të madh në shkallë vendi, në mediat elektronike, si dhe në faqen zyrtare të saj në internet. Një kopje e listës për çdo zonë zgjedhore i dërgohet prefektit, Këshillit të Qarkut dhe KZAZ-ve, të cilat e publikojnë atë në mediat vendore dhe e shpallin në vende publike në zonën e tyre.
Të vegjlit, të parët që dorëzojnë listat
Të vegjlit e politikës janë të parët që dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë në KQZ. Pasditen e djeshme janë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë nga disa subjekte politike. Mësohet se partitë e vogla, të cilat kanë pretendime modeste, nuk kanë përtuar për të dërguar në KQZ listën e tyre të kandidatëve për deputetë. Kështu, mësohet se parti të tilla, si PDS e Paskal Milos, PSD e Skënder Gjinushit, Partia Lidhja Demokristiane, Partia e Gjelbër etj. kanë dërguar listat në KQZ rreth 24 orë para skadimit të afatit. Mësohet se Paskal Milo do të garojë në qarkun e Vlorës, ndërsa Partia Socialdemokrate nuk ka bërë të ditur se ku do të garojë kryetari i saj, Gjinushi. Nikollë Lesi do të kandidojë në qarkun e Lezhës, i pari në listë nga partia e tij. Ndërsa ditën e sotme pritet që në KQZ të sjellin listat rreth 30 partitë e mbetura. Mes tyre është edhe Partia Demokratike dje ajo Socialiste.