Simpoziumi i PR-së Mediu: NATO-n e fituam falë reformave të mëdha Partia Republikane ka organizuar ditën e djeshme simpoziumin “Sot NATO, nesër BE”. Kryetari i kësaj force politike Fatmir Mediu, ish-m
18/05/2009 Simpoziumi i PR-së
Partia Republikane ka organizuar ditën e djeshme simpoziumin “Sot NATO, nesër BE”. Kryetari i kësaj force politike Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, ka deklaruar gjatë këtij takimi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk ishte një dhuratë, por një fitore falë përpjekjeve, sakrificave dhe reformave të ndërmarra. “Kujtoj vitin 2005, kur ne kërkonim të hynim në NATO dhe shumë tregoheshin skeptikë, ndërsa sot jemi duke ndërtuar partneritete afatgjata me vendet anëtare të kësaj aleance”, - ka thënë ai. Për kryerepublikanin Mediu pavarësia e Kosovës, hyrja e Shqipërisë në NATO dhe vendndodhja vetëm një hap larg integrimit në Bashkimin Europian është jo vetëm një sukses për mbarë shqiptarët, por edhe një garanci më shumë për mbarë botën për stabilitet dhe paqe të padiskutueshme. Ai është ndalur edhe në ndërtimin e rrugës Durrës–Kukës, e cila do të lidhë jo vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e rajonit. “Synimi ynë ka qenë dhe do të mbetet i pandryshueshëm: sot në NATO, nesër në BE, sepse kjo është ëndrra jonë, e ardhmja e fëmijëve tanë, për prindërit tanë dhe këdo që e ndien veten shqiptar”, - deklaroi Mediu. Në këtë simpozium kanë qenë të ftuar ish-zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes Gordon Englad dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Lazar Elenovksi. Ish-zyrtari i lartë amerikan i ka vlerësuar maksimalisht ndryshimet në vendin tonë dhe reformat e ndërmarra në vitet e fundit. “Të gjithë e dimë se të jesh një vend anëtar i kësaj aleance nuk është aspak e lehtë”, - ka deklaruar England.