Meta: Do të krijojmë sistem të plotë agraro-industrial
18/05/2009 Lidershipi i LSI-së në Berat, prezanton “Planin për veprim”
“Berisha si një Hamza, do t’ua shesë Shqipërinë Fazlliçëve të tij”
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar prezantimin e “Planit për veprim” në Qarkun e Beratit. Gjatë takimeve me banorët kreu i kësaj partie, Ilir Meta, ka prezantuar dhe kandidatët për deputetë që do të përfaqësojnë LSI-në në këtë qark në garën e 28 qershorit. Duke u ndalur konkretisht në programin elektoral të partisë që ai drejton, Meta vuri në dukje se “programi i LSI-së synon krijimin e një sistemi të plotë agraro-industrial, i cili do të bëjë të mundur që çdo gjë të funksionojë në mënyrë perfekte, që mos të ketë asnjë pengesë, asnjë ndërprerje, pasi ne do të subvencionojmë nga 25-50 të imputeve në bujqësi, do të subvencionojmë prodhimin deri në masën 30 për qind e njëkohësisht do të garantojmë krijimin e një industrie agropërpunuese, që është një problem i madh sot në vend, kur prodhimet do të grumbullohen, por edhe do të përpunohen”. Ai premtoi se Berati do të ketë përparësi për LSI-në, me qëllim që tatusi që ka ky qytet të kthehet në një mundësi për të tërhequr e për të paraqitur projekte sa më të mëdha në institucione të ndryshme ndërkombëtare që merren me kulturën dhe me trashëgiminë historike. Duke iu referuar deklaratave të bëra nga kreu i ekzekutivit Sali Berisha gjatë takimeve të tij elektorale, Meta nuk hezitoi të lëshonte një akuzë të drejtpërdrejtë për të. “Unë dua t’i them Sali Berishës nga Berati se jo vetëm nuk ke lidhje me Skënderbeun dhe e ke bërë gjithë Shqipërinë te qeshë kur ka dëgjuar marrëzinë tende, por ne do të të tregojmë ty vendin e merituar më 28 qershor, se ti na u hoqe si një patriot i madh, por çështjen çame e flake tutje, ti na u hoqe si një patriot i flaktë dhe je kthyer në një Hamza dhe do t’ua shesësh Shqipërinë Fazlliçëve të tu”, - u shpreh Meta, gjatë fjalës së tij.