E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lituania përkrah integrimin evropian të Kosovës

Lituania përkrah integrimin evropian të Kosovës. Gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, vendi i të cilit kryeson me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim dhe tha se Lituania do ta përkrahë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane si dhe do t`i ndajë përvojat dhe ekspertizën e integrimit.

Ai tha se edhe OSBE, do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën dhe institucionet e saj dhe shfaqi interesimin e tij për të drejtat e komuniteteve në Kosovë dhe për trashëgiminë kulturore në vend. Presidentja e Republikës së Kosovës, e falënderoi ministrin Azubalis për mikpritjen që Lituania i ka ofruar gjatë vizitës, ku mori pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›