Suedezi Bildt kërkon hapjen e bisedimeve rreth Veriut
PRISHTINE-Nëse Bashkimi Evropian e pranon propozimin e ri të ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, veriu i Kosovës do të hidhet për diskutim në dy tryeza politike; njëra është tryeza e dialogut me ndërmjetësim të Robert Cooperit, në Bruksel, dhe tjetra është tryeza e dialogut të strukturuar të BE-së me Kosovën.
Në një letër që shefi i diplomacisë suedeze ia ka dërguar përfaqësues së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, dhe komisionerit për Zgjerim, Stefan Fuele, insistohet që veriu i Kosovës sot është më i ndarë se që ka qenë ndonjëherë më parë, dhe se si pasojë BE-ja tani ndodhet përpara një sfide të dyfishtë: të insistojë në refuzimin e ndarjes së Kosovës, por edhe të jetë realiste rreth zgjidhjes për veriun.
Në letër, një kopje të së cilës “Koha Ditore” e ka siguruar përmes burimeve diplomatike, Bildt kërkon që dialogu në Bruksel të modifikohet për të adresuar veriun e Kosovës “përtej çështjeve të ngushta teknike”.
“Një rrugë përpara pa dyshim qëndron në dialogun e mëtutjeshëm rreth veriut mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe unë besoj se koha ka ardhur që të lëvizim përtej çështjeve ngushtë të definuara teknike”, thuhet në letrën e Bildtit, e cila shënon datën 17 nëntor 2011.
Njëkohësisht, Bildt kërkon që pavarësisht nga dialogu në Bruksel, Komisioni Evropian të iniciojë edhe një dialog të strukturuar me Kosovën për të adresuar veriun e vendit, meqë, siç thotë ai, kërkohet “një shtrirje më e mirë dhe më e madhe e dorës ndaj komunitetit serb të Kosovës”.
(d.b/BalkanWeb)