Tirana e Pavarur, Basha: Do ecim në gjurmët e të parëve
TIRANE-Si sot 99 vjet më parë Tirana u shpall e pavarur pas 500 vjetësh pushtimi të otomanëve. Kryetari i Bashkisë se Tiranes Lulzim Basha ka nderuar sot këtë ditë të vecantë me një vizitë në familjen e Sali Shijakut.
“Nderim familjeve që ngritën flamurin e pavarësisë në Tiranë. Do ecim në gjurmët e të parëve të Tiranës”, tha Basha gjatë kësaj vizite.
“Për 365 ditët në vijim Tirana do të shndërrohet në qendër të aktiviteteve për të festuar 100-Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Kryebashkiaku Basha në ditën e pavarësisë së kryqytetit vlerësoi rrugën e ndjekur nga të parët”, tha Basha.
Kryetari i Bashkisë theksoi se nga sot nis sipari i 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. “365 ditët që vijnë janë përgatitje serioze për 100-vjetorin”, tha basha.
Flamuri i Pavarësisë u ngrit për herë të parë në Tiranë, mbas 500 vjet sundimi otoman, në datën 26 nëntor 1912. Flamuri u ngrit në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare nga patriotët tiranas Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu, Shefqet Ndroqi.
Tirana u shpall kryeqytet në vitin 1920 me vendim të Kongresit të Lushnjës, ndërsa ishte themeluar për të qenë një qendër modeste shkëmbimesh për një popull bujk, që vuante mungesën e një tregu të afërt.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Pavarësia, sot 99 vjet nga ngritja e flamurit në Tiranë