E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, akuza kundër një serbi për krime në Kosovë

Prokurorët e Suedisë kanë ngritur aktakuzën kundër serbit 34 vjeçar, Miliq Martinoviç, për krime lufte lidhur me rolin e tij në masakrën në fshatin Çyshk në Kosovë, në vitin 1999, me ç`rast u vranë 40 vetë.
 

I pandehuri, që ishte arrestuar në Stokholm, në prill të vitit 2010, sipas prokurorisë akuzohet për “krime të rënda kundër njerëzimit, vrasje, përpjekje për vrasje, vjedhje të rëndë dhe zjarrvënie të rëndë”, lidhur me masakrën në Çyshk. “Jam i sigurt se ai do të dënohet lidhur me këtë rast”, tha prokurori Lars Hedvall.
 

Miliq Martinoviç ishte anëtar i forcave speciale policore të Serbisë, që kishin hyrë në Çyshk më 14 maj të vitit 1999. I armatosur dhe me uniformë, ai ishte në mesin e ushtarëve, që kishin zënë një numër të madh të njerëzve, më pas kishin vrarë 31 prej 40 civilëve shqiptarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›