E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët: Tadiç veproi si tradhëtar

Anëtarë të të ashtuquajturit Kuvend të bashkësive të komunave të Kosovës, kanë vlerësuar sot se veprimet e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, të ministrit Goran Bogdanoviç, dhe të shefit të ekipit negociator, Borisllav Stefanoviç, shfaqin “tradhëti”.
 

“Ajo që bëjnë Stefanoviçi, Bogdanoviçi dhe Tadiçi, është tradhëti dhe ata më nuk mund t`i përfaqësojnë serbët” në Kosovë, tha Lubomir Kragoviç, kryetar i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë.
 

Në takimin e të ashtuquajturit Kuvend të bashkësive të komunave, që u mbajt në pjesën veriore të Kosovës, u konkludua se marrëveshja për vulat, doganat dhe diplomat, e arritur në Bruksel, është e papranueshme për serbët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›