E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi kthehet ne pune ndersa presidenti Obama ben thirrje per veprim

Anetaret e Kongresit kthehen sot ne pune pas pushimeve te gushtit. Ndersa papunesia ne vend nuk bie nen 9 per qindeshit Kongresi ka te ngjare te perqendrohet ne perpjekjet per krijimin e vendeve te reja te punes megjithese demokratet dhe republikanet nuk bien dakord mbi kursin qe duhet ndermarre. Presidenti Barak Obama do te mbaje te enjten nje fjalim para dy dhomave te Kongresit ku do te njoftoje nje propozim te rendesishem per hapjen e vendeve te punes. Shtrohet pyetja Si mund te pergjigjet kongresi

Ligjvenesit u larguan nga Uashingtoni pas nje debati te ashper lidhur me rritjen e tavanit te borxhit qe rezultoi ne nje marreveshje ne minuten e fundit per te shmangur krizen financiare.

Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve republikani John Boehner nuk leshoi pe ndaj Presidentit Barak Obama pasi republikanet nuk pranuan te perfshinin ne marreveshje ndonje ngritje taksash.

U perpoqa me te gjitha menyrat te arrija nje marreveshje me presidentin e Shteteve te Bashkuara i kerkova te paraqiste planin e tij per te pare se ku qendronim.

Analisti politik Norman Ornstein thote se ky gusht ishte ndryshe per ligjvenesit qe shkuan ne distriktet e tyre.

Shumica e anetareve te Kongresit nuk bene muajin e kaluar ate qe bejne cdo vit ne gusht e qe eshte mbajtja e takimeve me elektoratin per te mesuar se cmendojne ata. Ligjvenesit kane frike te mbajne takime te tilla sepse njerzit jane te zemeruar.

Disa ligjvenes qe zhvilluan takime te tilla u perballen  me zemerimin e zgjedhesve.

Per te zgjidhur krizen e borxhit Presidenti Obama dhe udheheqesit republikane te Kongresit krijuan nje komision i perbere nga 6 republikane dhe 6 demokrate te cilet do te perpiqen te arrijne nje marreveshje se cilat programe qeveritare do te shkurtohen.

Ky komision do te percaktoje shkurtime prej 1.5 trilion dollaresh dhe anetaret e tij do te perqendrohen ne kete objektiv madje ata vete kane degjuar nga elektorati se cilat programe te shkurtojne dhe cilat jo dhe nese taksat do te jene pjese e propozimit te tyre final.

Norman Ornstein thote se publiku amerikan kerkon qe Kongresi te perqendrohet ne disa aspekte dhe jo vetem ne krijimin e vendeve te reja te punes. Por ai thote se nuk ka pare asnjehere nje qeveri kaq jo funksionale.

Realiteti baze eshte se nese Barak Obama mbeshtet nje ide ska rendesi se cfare ideje ai do te ndeshet me nje opozite te bashkuar republikane. Ne e dime se beteja lidhur me borxhin nuk eshte thjeshte nje beteje per borxhin por ka te beje me nje ceshtje me te gjere nese vendi mund te mobilizohet ne nje revolucion per te reduktuar qeverine ne madhesine dhe formen e para Marreveshjes se Re te Franklin Roosevelt.

Megjithe opoziten e ashper me te cilen eshte perballur presidenti nga Dhoma e Perfaqesuesve e kontrolluar prej republikaneve zoti Obama vendosi ta mbaje fjalimin per kthimin ne pune te amerikaneve para dy dhomave te Kongresit. Presidenti pritet tu beje thirrje ligjvenesve qe ti lene menjane mosmarreveshjet politike megjithese qe te gjithe e dine fare mire se 2012 eshte nje vit zgjedhjesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›