E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, arrestohet organizatori i vjedhjes në Aushvic

Shtetasi suedez, i dyshuar për vjedhjen e mbishkrimit në ish kampin nazist të Aushvicit "Arbeit macht frei", është arrestuar në Stokholm.
34-vjeçari Anders Hoegstroem, është një ish pjesëtar i një organizate neo-naziste dhe në 2 janar u shpërnda një mandat arresti ndërkombëtar. Vjedhja e mbishkrimit ndodhi në datën 18 dhjetor të vitit të shkuar. Hoegstroem u arrestua në shtëpinë e tij në Stokholm dhe sipas policisë suedeze, ai mendohet se ka qenë "truri" i vjedhjes që bëri bujë në mbarë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›