Albright: çlirimi i Kosovës, suksesi më i madh
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka deklaruar se ndalja e genocidit serb ndaj popullsisë së Kosovës ka qenë një nga arritjet e saj më të mëdha.
Deklaratën e saj, ish-shefja e diplomacisë amerikane e ka bërë sot, gjatë një vizite në Moskë.
"Suksesin më të madh që kam arritur si sekretare e Shtetit konsideroj ndërprerjen e spastrimit etnik në Kosovë", ka pohuar Albright.
Ajo është shprehur se e mirëpret faktin që pas përfundimit të operacioneve të NATO-s, shume vajza të sapolindura në Kosovë kanë marrë emrin e saj.