Feith: EULEX do shtrijë ligjin në tërë Kosovën
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka deklaruar se BE nuk e ka miratuar strategjinë p%r integrimin e veriut të Kosovës.
Megjithatë, Feith ka nënvizuar se, zyra e tij inkurajon misionin EULEX për të vendosur rendin dhe ligjin në të gjithe territorin e Kosovës. Feith i bëri këto deklarata gjatë një vizite në Pejë, ku me autoritetet lokale diskutoi për direktivat që rrjedhin nga pakoja e Marti Ahtisarit.
Feith e vuri theksin tek të drejtat e pakicave, ruajtja e monumenteve kulturore dhe në veçanti tek decentralizimi.
"Procesi i decentralizimit të kompetencave nga niveli qëndror në atë vendor është në fazën e realizimit dhe deri tani janë arritur rezultate të mira", ka pohuar Feith.