Suedi, në pllakën e Ambasadës së Kosovës vizatohen simbole serbe
STOKHOLM - Dëmtohet pllaka në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Suedi. Ministria e Punëve të Jashtme te Kosovës, duke njoftuar lajmin, bën me dije se “mbi pllakën e Ambasadës në Stokholm janë shkarravitur simbole serbe”.
Mësohet se zyrtarët e Ambasadës kosovare kanë njoftuar organet policore suedeze, që përkujdesen për sigurinë e ambasadave, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet suedeze kanë ekzaminuar dëmtimin dhe kanë marrë dëshmitë në vendin e ngjarjes nga zyrtarët e Ambasadës, duke theksuar se do të fillojnë hetimin e menjëhershëm për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon këtë akt vandalizmi kundër simboleve të Ambasadës së Kosovës në Suedi, duke shprehur përkushtimin e plotë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, për të qenë në shërbim të plotë të misionit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet.”- thuhet në deklaratën e MPJ-së.
(er.nu/BalkanWeb)