Zbrazi JP Morgan Chase, në pension shefja e investimeve

JP Morgan Chase, banka më e madhe në Shtetet e Bashkuara, thotë se shefja e investimeve ka dalë në pension pas një humbjeje tregtare prej 2 miliardë dollarësh.
Banka tha se Ina Dru do të lërë kompaninë pas më shumë se 30 vjetësh.
Ajo ka mbikëqyrur divizionin në Londër, përgjegjës për gabimin tregtar, që shkaktoi humbje gjatë gjashtë javëve të fundit.
Gabimi ka shkaktuar uljen e çmimeve të aksionecve të JP Morgan.
Kreu i kompanisë, Xhejmi Dajmon, tha se për humbjet fajtorë ishin "gabimet e shumta, neglizhenca dhe gjykimi i keq."
JP Morgan u shfaq përmes krizës financiare të vitit 2008 në gjendje shumë më të mirë se sa konkurrentët e saj, pjesërisht për shkak se kishte qëndruar larg investimeve të rrezikshme.