E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi, pezullohet nga puna gazetari, quajti serbët ‘derra të mallkuar’

STOKHOLM– I etiketon sebët ‘derra të mallkuar’, pezullohet nga puna, moderatori i njohur i radios suedeze, Gert Fylking.

Siç raportojnë mediat vendase, gjatë emisionit të tij “Bota e Gertit”, teksa po komentonte vrasësin monstruoz Anders Breivik, gazetarí ka shpërthyer në deklarata të forta kundrejt popullit serb duke i quajtur 'derra të mallkuar dhe psikopatë’

“Bota është e mbushur përplot me Breivik. Kemi serbët të cilët sillen si derra të mallkuar. Serbët kanë vrarë miliona njerëz dhe kanë dëbuar miliona të tjerë. Mendoni se serbët i fajësojnë ata të cilët kanë bërë një gjë të tillë? Jo. Ata i trajtojnë si heronj”,-është shprehur Fylking. Ndërkohë, ka ngritur një pikëpyetje duke thënë se: A e mbështet shumica e serbëve një sjellje të tillë?”. 

Menjëherë pas incidentit radiofonik, Fylking ka kërkuar falje publike, për deklaratat e pamenduara mirë. “Më 17 prill kam bërë shumë deklarata të pamenduara dhe të pasakta në programin që ishte provokues si për dëgjuesit me origjinë serbe ashtu edhe për të tjerët... Më vjen keq”, deklaroi ai.

Në faqen e Radios 1 të Stokholmit, që i kushtohet emisionit të tij “Bota e Gertit”, thuhet se është marrë vendim që “”Gerti nuk do të shfaqet për një kohë në radio për shkak të deklaratës për serbët”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›