Mesi tradhton Barcelonën, Çelsi në finale me 10 vetë
SPANJE- Barcelona jashtë Champions! Nuk është një fantazi, por një realitet i shkruar mbrëmë nga Çelsi i Di Mateos, një skuadër që askush nuk e mendonte se do të arrinte finalen e madhe pas një sezoni anonim në çdo kompeticion. Në “Kamp Nou”, ndonëse me 10 vetë për 65 minuta, blutë e Londrës kanë arritur një mision historik dhe thuajse të pamundur e kjo falë një loje, që duhet thënë se ka qenë një anti-futboll i vërtetë. Edhe pse shënoi dy gola, skuadra angleze mendoi vetëm të mbrohej, duke mos dalë nga zona e saj përveçse në rastin e golave. Ndërsa Barcelona, këtë herë është tradhtuar nga lojtari më i mirë i saj, Lionel Mesi. Argjentinasi humbi një penallti vendimtare kur rezultati ishte 2-1, ndërsa gjatë gjithë takimit, ka qenë i mirëkontrolluar nga mbrojtësit anglezë. Katalanasit krijuan një volum të jashtëzakonshëm loje, duke e mbajtur topin më shumë se 70 %, por nuk kanë mundur të çajnë dot bunkerin e ndërtuar nga Di Mateo. Në fund, sikur të mos mjaftonte ankthi, Fernando Torres ka shënuar golin e barazimit, duke prerë çdo shpresë dhe duke çuar skuadrën e tij në finale për herë të dytë pas asaj të vitit 2008. Barcelona del jashtë, duke konfirmuar trendin e Champions, që asnjë skuadër nuk e ka fituar dy herë rresht.
STARTI
Barcelona e ka nisur ndeshjen e mbrëmshme si zakonisht, në sulm, duke kërkuar golin që do të barazonte humbjen 1-0 të pësuar në Londër. Mbrojtja angleze është mbajtur mirë, por deri në minutën e 35-të, kur Serxhi Buskets, pasi merr një top nga Kuenka, shënon me portën e boshatisur. Dy minuta më pas, Xhon Terri bën një gjysmë budallallëk, duke goditur Aleksis Sançez me gjunj, por ndoshta jo sa për të merituar kartonin e kuq. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Iniesta realizoi edhe golin e dytë, pas pasimit të Mesit dhe gjithçka u mendua e mbyllur. Por, në minutën e parë shtesë, braziliani Ramires riktheu Çelsin në lojë, duke realizuar me një parabël të bukur në portën e Valdes.
“BUNKERI”
Pjesa e dytë e ndeshjes, ka qenë një fotokopje e asaj të zhvilluar në “Stemford Brixh”, me Çelsin që ka menduar të mbrohet dhe Barçën që ka kërkuar menjëherë golin. Pas vetëm 3 minutash, një faull i Drogba mbi Fabregas, bën që arbitri turk Çakir, të akordojë një penallti. Por, nga pika e bardhë Lionel Mesi gabon, duke goditur traversën dhe duke i dhënë një “shock” skuadrës së tij. Më pas, ka qenë një monotoni blaugrana, me skuadrën e Guardiolës që ka kontrolluar gjithë kohës topin në kufijtë e zonës, por pa mundur të krijojë dot rastin e pastër. Lionel Mesi arriti të godiste edhe shtyllën, ndërsa vjen edhe një gol i Barcelonës, që anulohet me të drejtë për pozicion jashtë loje. Me kalimin e minutave, çdo gjë u bë më e vështirë, kjo falë edhe katenaços britanike. Në minutën e dytë shtesë, ndërsa Barça po pretendonte një penallti, Torres del i vetëm me Valdes dhe pasi e shmang, realizon golin e nokautit. Çelsi në finale, Barcelona jashtë! Futbolli është vërtet i paparashikueshëm...
(m.a/GSH/BalkanWeb)