E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia shkeli premtimin, qentë endacakë vijojnë të vriten në Durrës

Durrës- Organizata për të Drejtat e Kafshëve në Shqipëri (ARA) ka dhënë alarmin e vrasjes së qenve endacakë në qytetin e Durrësit. Përmes një investigimi të ARA-s rezulton se prej 5 ditësh qentë në Durrës po bien viktima e një sulmi barbar për ekzekutimin e tyre nga ana e autoriteteve lokale.

Përmes një njoftimi për shtyp ARA jep detaje të investigimit të saj dhe në video shfaqen punonjësit e bashkisë duke eleminuar qentë endacakë gjatë orëve të vona të natës.

DJE, datë 23-24 Prill 2012, nga ora 22:00 deri më 01:00, si pasojë e shumë sinjalizimeve nga qytetarë të Durrësit që dëshmojnë të kenë parë qen endacakë të vriten, ARA vendosi të investigonte mbi këto veprimtari duke bërë filmime dhe foto të cilat shërbejnë si dëshmi reale e këtyre sinjalizimeve. Në këto filmime paraqiten gjuetarë, policë dhe punonjës të Bashkisë (një masakër që zgjat tashmë prej 5 ditësh dhe është e mirë organizuar). ARA në bazë të disa dëshmive të tjera ka zbuluar edhe vëndin ku më groposen qentë e vrarë- thuhet në deklaratën e ARA-s.

Sipas tyre ata vijuar kërkimet nëpër koshat e mbeturinave dhe rrugëve e qytetit, Drejtoresha ekzekutive e ARA-s,Pezana Rexha tregon se në 3 orët e kërkimi në qytetin e zbrasur nga kafshët duke shtuar se ARA në total katre video që tregojnë qartë policë, gjuetarë dhe makina e komunales.

Ndjesia e të qënit i pafuqishëm, frika dhe braktisja që ndjeja në ato çaste ishte e madhe. E ndjeja zemrën që të rrihte fortë por nuk mundsha gjithashtu të ekspozohesha, pasi rrezikoja të humbisja provat dhe ndoshta edhe më tepër, kujt mund ti kërkoja ndihmë në ato kushte?- tha Rexha.

Duke i bërë apel jo vetëm shoqerisë shqiptare por edhe faktorit ndërkombëtar që të merren masa urgjente që kafshët në Shqipëri të mos qëndrojnë në harresë dhe të eleminohen barbarisht.

Do të doja që të gjithë të kuptonin se sa e rëndë është situata në Shqipëri dhe se sa nevojë për ndihmë kemi ne që përpiqemi çdo ditë të jetës tonë tu pakësojmë dhimbjet disave prej tyre, por jo të gjithëve.Organizatave botërore të kafshëve: Ju lutem mos i lini në harresë këto lajme të tmerrshme, na mbështesni në këtë luftë dhe na ndihmoni konkretisht me mbështetjen tuaj. Vetëm nëse vini këtu mund të kuptoni realisht se çfarë vuajtjeje dhe indiferentizmi pësojnë kafshët e këtij vëndi. Progresi i nje vëndi varet nga mënyra se si populli i trajton kafshët (thoshte Gandhi), shihini kafshët në Shqiperi dhe do kuptoni gjithçka- përfudnon deklarata e ARA-s.

Më herët kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako deklaroi se qentë e rrugës nuk do të vriteshin por do t’i dorëzoheshin një shoqate spanjolle që do të merrej me sterilizimin e tyre. Ndërkohë që ARA solli dëshmi se ky vendim nuk po zbatohet dhe në Durrës vijon masakra ndaj qenve.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›