Suedi zgjedhjet i japin mandat per here te pare se djathtes ekstreme
Kryeministri konservator i Suedise Fredrik Reinfeld ka fituar pas zgjedhjeve te zhvilluara te dielen nje mandat te dyte qeverises por kete here aleanca e tij me kater parti te qendres se djathte ka deshtuar ne arritjen e nje fitoreje qe do ti siguronte shumicen ne Parlament. Nderkohe e djathta ekstreme e demokrateve suedeze ka hyre ne kete rast ne Parlamentin e vendit per here te pare.
Koalicioni i perbere nga kater parti - nga Partia e Moderuar e Reinfeld Partia Liberale
Kristiandemokrate dhe Partia e Qendres ka fituar 172 vende ne Parlament dhe nuk ka arritur si pasoje shumicen absolute qe do ti jepte mundesi Kryeministrit qe te formonte nje qeveri pa pjesemarrjen e nje pale tjeter. Nderkohe opozita e majte ka fituar 157 vende. Duke shpallur dje fitoren e tij edhe pse rezultatet jane ende paraprake Reinfeld tha se ishte i gezuar qe kishte arritur nje fitore te gjere edhe pse jo ajo qe pritej pra nje fitore gjitheperfshirese. Por edhe pse partia e tij e moderuar mori mandatin me te forte qe ka pasur ndonjehere me 30 te votave rezultati eshte minuar nga pjeset e tjera te koalicionit qe nuk arriten te kapnin objektivat e tyre dhe si rezultat do te kaloje pak kohe derisa te shpallet edhe koalicioni i ri qeveritar.
Megjithate ata qe me te vertete mund te quhen si fenomeni i ketyre zgjedhjeve jane Demokratet Suedeze nje parti anti-emigracion e krahut te se djathtes ekstreme qe ka pasur lidhje me neonazistet ne vitet lsquo80-lsquo90. Kjo parti kaloi pragun per te hyre ne Parlament dhe kjo ndodh per here te pare ne historine e vendit. Sipas te gjitha gjasave kjo parti se bashku me koalicionin e qendres se djathte do te formojne edhe qeverine e re ne Suedi. Rezultati i Zgjedhjeve eshte nje goditje e ashper per socialdemokratet qe e kane qeverisur vendin ne te shkuaren per 65 vjet me radhe. Per kete parti keto zgjedhje jane edhe arritja e rezultatit me te dobet qe kane pasur ne keto 100 vjet te historise se tyre. Per sa i perket 45-vjecarit Reinfeld ai erdhi ne pushtet ne zgjedhjet e vitit 2006 me premtimin se do te reduktonte taksat dhe do te reformonte shtetin social. Nga disa analiste ardhja serish ne pushtet e qendres se djathte eshte nga ana tjeter nje deshtim shume i thelle per qendren e majte dhe gjithe politikat e saj.