E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta, Kievi: 616 spitale janë shkatërruar nga bombardimet ruse

Që nga fillimi i sulmit të nisur nga Moska ndaj Ukrainës, trupat ruse kanë shkatërruar tashmë 616 spitale, 101 prej të cilave janë rrafshuar plotësisht. Shifrat u bënë me dije nga Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Lyashko, sipas të cilit do të nevojiten mbi 1 miliard dollarë.

Ndërkohë, në buletinin ditor të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, thuhet se viktimat ruse janë raportuar të jenë rreth 27,400 që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë.

Raporti i ushtrisë ukrainase flet edhe për shkatërrimin e 200 avionëve, 164 helikopterëve, 1220 tankeve, 89 sistemeve antiraketë; 2958 mjeteve të blinduara; 195 raketahedhësve të shumëfishtë; 13 anijeve; 555 sistemeve artilerie dhe 416 dronëve./ La Republica

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›